• |
ide | kryesore

Mali i Zi ashpërson masat antiCovid, për 7 ditë mbyllen qendrat tregtare, parqet dhe kthehet mësimi online

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Malit të Zi sot ka shtrënguar masat anti-COVID, në 11 qytete për shkak të rritjeve të rasteve me koronavirus. Në shtatë ditët e ardhshme, qendrat tregtare, palestrat dhe parqet do të mbyllen, ndërsa shkollat dhe fakultetet do të kthehen sërish që të bëjnë mësim online.

Sipas mediave, masat do të hyjnë në fuqi në qytetet bregdetare të Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Niksic, Bar, Pluzine, Kotor, Pljevlja dhe kryeqytetin, Podgorica. Në këto komuna ndalohet puna e hotelerive si dhe ndalohet ndajla nga territori i komunës.

‘Qytetarët malazezë mund të hyjnë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria pa test negativ PCR-je’- tha kreu i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *