• |
ide | kryesore

OBSH: Një në tre gra është abuzuar nga partneri

-Instant, Lajme, Të fundit



Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj; një sjellje kriminale që është përhapur gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.

Djemtë duhet të edukohen në shkollë lidhur me nevojën e respektit të ndërsjellë në marrdhënie dhe miratimit të ndërsjellë për marrdhënie seksuale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rreth 31% e grave nga mosha 14 – 49 ose deri 852 milionë gra kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, tha OBSH-ja në atë që e quajti studimin më të madh të kësaj natyre ndonjëherë, duke përfshirë të dhëna nga shtetet dhe anketa nga viti 2000 deri në vitin 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *