• |
ide | kryesore

Operacioni ndërkombëtar i drogës, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet njoftojnë se vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Tibus”, i zhvilluar në tre shtete në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Numri i personave të arrestuar në vendin tonë ka shkuar në 6. Bëhet me dije se ka rënë në pranga shtetasi A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi 30-vjeçari, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Ata janë: Albano Jazaj 25 vjeç, Dionis Maskaj 23 vjeç, Eriseld Nelaj 27 vjeç, Rezart Elmazaj 31 vjeç dheZigur Aliaj 25 vjeç.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale dyshohen se kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës”, thuhet në njoftimin e policisë. Në këtë operacion u arrestuan edhe 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 shtetas nga Gambia. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë e Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *