• |
ide | kryesore

Pas intervistës së Meghan Markle, reagon babai i saj : Nuk mendoj se familja mbretërore është raciste

-Instant, Paparazzi, Slider



Babai i Meghan Markle, Thomas Markle ka folur së fundmi në emisionin“Good Morning Britain” rreth marrëdhënies së tij me të bijën dhe për intervistën e saj me Princ Harry.

Thomas tregoi se ai e gënjeu vajzën e tij kur bashkëpunoi me paparacët në vitin 2018, dhe se nuk ka folur me të që nga dasma e saj me Princin Harry në maj të atij viti.Ai pranoi se kishte bërë publike letrën e shkruajtur nga Meghan  për mediat dhe se ishte penduar që ua kishte shitur fotografitë paparacëve. “Do të doja të mos e kisha bërë këtë. Por këtu është ana tjetër e medaljes. Askush nuk mori kohë për të mbrojtur asnjë anëtar të familjes sonë. Ne sulmoheshim nga shtypi çdo ditë”, u shpreh Markle. I pyetur nga moderatorët rreth deklaratës së Meghan se djali i saj Archie nuk do të merrte asnjë titull mbretëror nëse do të kishte lëkurë të errët , Thomas u shpreh se nuk e beson këtë gjë dhe ka respekt për familjen mbretërore.”Unë kam shumë respekt për mbretërinë dhe nuk mendoj se familja mbretërore britanike është aspak raciste. Unë nuk mendoj se britanikët janë racistë”, deklaroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *