• |
ide | kryesore

Pastori kandidon me PS-në për deputet, emërohet Prefekti i ri i Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për t’i lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj. Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Murataj në krye të Prefekturës së Tiranës, vendim që vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës. Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.

I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqësise në zona si Kamëz, Vorë etj.



7 Comments

  1. NGA PASTOR NE 1 VIT E GJYSEM DEPUTET
    ÇA KA BERE KY PER TU NGJITUR KAQ RRUFE?
    ÇA KA SHPIK QE SHPERTHEU SI ANJSHANJ
    POLITIKE JEFENASH

    1. Jane nga keta sharlatanet qe bredhin gjithe diten me Biblen ne dore e per vete nuk e kane lexuar kurre..Veliaj e “adhuron” mjafton te mos i nxjerre sekretin qe ne amerike nuk ka studiuar kurre

    1. Drejton nje OJF qe.sponsorizoi Veliun kur kishte nevoje. Fondeve jua rregullon vendin dhe tani do pushtet politik

    2. Njeriu gjykohet per ate qe ben jo per llomotitjet cdo te diel. Qe dikush te vihet prefekt do me thene qe eshte efektiv i ministrise se brendeshme me sakte sherbimit informativ.Pervec kesaj lakmia per vend pune e politike eshte ashiqare..Perse shqiperia duhet te mbaje deputet nje llomototes hipokrit te dielash..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *