• |
ide | kryesore

Podgoricë/ Kapen 220 kg në kamionin me lakra që vinte nga Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kamion me 220 kilogramë kanabis u kap nga policia në Podgoricë.

Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Autoritetet malazeze kanë sinjalizuar policinë shqiptare, ndërsa deri më tani ka rezultuar se shoferi i kamionit nuk është shqiptar dhe kompania që merret me import-eksport, është me qendër në Podgoricë.

Sipas të dhënave të mbërritura nga Mali i Zi, kamioni në të cilën ishte droga ishte i mbushur me fruta-perime, e konkretisht lakra.

Autoritetet shqiptare do verifikojnë edhe të dhëna tjera për itinerarin e kamionit, megjithëse deri më tani për arsye hetimore nuk bëhen të ditura.

Kujtojmë se kjo është ngarkesa e dytë brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh.

Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka një rezultat pasi është ende herët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *