• |
ide | kryesore

Policia hedh poshtë pretendimet e Princ Harry dhe Meghan Markle

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, Princ Harry dhe Meghan Markle deklaruan se familja mbretërore u kishte hequr sigurinë ciftit dhe djalit të tyre Archie.

Princi Harry u shpreh  se kur dyshja ishte në Kanada atij iu tha në një njoftim të shkurtër se siguria do t’iu hiqej. Gjithashtu Meghan tregois e vendimi për të mos e bërë djalin e saj një princ do të thoshte se ai nuk do të merrte mbrojtje nga policia.Megjithatë së fundmi në një deklaratë , ish kryeinspektori Dai Davies, i cili drejtoi njësinë e mbrojtjes së familjes mbretërore të Policisë Metropolitane u shpreh  se planet e ciftit ishin krejtësisht joreale dhe mund të kishin vënë në rrezik policinë britanike. Gjithashtu ai rrëfeu se ishte i tronditur me faktin që cifti  priste që taksapaguesit britanikë të paguanin faturën për sigurinë e tyre, e cila  kushton rreth katër milionë euro në vit.“Ishte krejtësisht joreale të mendohej se ata mund të vazhdonin të kishin ekipin e tyre të mbrojtjes mbretërore që punonte në Amerikë ”, u shpreh Davies.Arsyeja që Harry dhe Meghan humbën privilegjet e tyre të sigurisë ishte sepse ata u larguan nga detyra si mbretërorë të vijës së parë.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *