• |
ide | kryesore

Psg kundër Barcelonës pa Neymar, Pochettino: “Nuk mendojmë për vajtjen, duam fitoren”

-Instant, Sport



“Ne nuk duhet të mendojmë për rezultatin e ndeshjes së parë. Duhet të përballemi me Barcelonën për të fituar nëse duam të kalojmë dhe kështu do të jetë nga minuta e parë.” Trajneri i Psg, Mauricio Pochettino, nuk dëshiron një rënie të përqendrimit tek ekipi i tij pas ndeshjes së fituar 4-1 në transfertë. “Mënyra se si do ta fillojmë lojën është shumë e rëndësishme, si për ne ashtu edhe për Barcelonën. Ne duam të kualifikohemi duke fituar ndeshjen, duke ditur që ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të madh si Ronald Koeman.”

Për mungesën e Neymar në një sfidë të rëndësishme, argjentinasi është shprehur: “Ai nuk mund të luajë. Nuk është një vendim, është një fakt, një realitet. Ai punoi shumë për të qenë i gatshëm, jo vetëm për këtë ndeshje. I gjithë stafi e ndihmoi, shumë keq që nuk mundet sepse ishte shumë i motivuar për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivin në Champions League. Është një moment i vështirë për të, shpresoj se ai do të kthehet së shpejti”, përfundoi Pochettino. Përveç Neymar, parisienëve do ti mungojë gjithashtu edhe Kean, pozitiv për Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *