• |
ide | kryesore

Rama vijon fushatën me vaksinat: Pasnesër vijnë 38 400 dozat e para të Astrazeneca

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pasnesër pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para ta vaksinës Astrazeneca. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se me këto doza do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve,”– shkruan Rama ne Facebook.

Kryeministri po e përdor vaksinimin edhe në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit. Kështu ka bërë që prej vaksinës së parë dhe kështu pritet që të vijojë ky proces deri më 25 prill.



2 Comments

  1. Ndersa ju portalet e opozites cdo dite mashtroni dhe hidhni llum mbi punen e qeverise per luften ndaj covit ne funksion te fushates tuaj, Rama njofton per per numerin e vsksinave qe mbrijne ne Shqiperi.
    Tani mund te na sqaroni se kush eshte ndyresia ketu?!
    Ju qe genjeni, apo ai qe informon popullin per ecurine e kesaj lufte kuner epidemise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *