• |
ide | kryesore

Selena Gomez: Mund të heq dorë nga muzika

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja  Selena Gomez së fundmi ka zbuluar një lajm të trishtë  për fansat e saj.

Gjatë intervistës me revistën ”Vogue” , Selena rrëfeu se po mendon të heqë dorë nga kënga dhe të fokusohet tek karriera e saj si aktore. “Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Kam pasur momente kur kam pyetur veten se pse po e bëj këtë, pse vazhdoj ta bëj. Mendoj se “Lose You to Love Me”, është kënga më e mirë që kam bërë dhe për disa njerëz akoma nuk ishte mjaftueshëm. Mendoja që ka shumë njerëz që duan muzikën timë dhe jam mirënjohëse për këtë, por mendoj se herën tjetër që do të bëj një album do jetë ndryshe. Do e provoj dhe një herë para se të heq dorë nga muzika. Duhet të jem e kujdesshme, duhet të përqëndrohem tek aktrimi”-u shpreh këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *