• |
ide | kryesore

Shqipëria hapa pas në liritë ekonomike, Kosova kalon para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka humbur 9 vende në raportin e fondacionit ‘Heritage’ për liritë ekonomike në vitin 2021. Ky është botimi më prestigjioz i kësaj fushe.

Sipas publikimit, thuhet se Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e 66-të në renditjen Botetore dhe vlerësohet me 65.2 pikë.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka humbur disa pikë në renditje.

Rezultati i saj i përgjithshëm është ulur me 1.7 pikë gjatë kësaj kohe, kryesisht për shkak të drejtave të pronësisë dhe problemeve në sistemin gjyqësor.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 35-të mes 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren totale në botë.

Për të përparuar në rrugën drejt BE-së, ‘Heritage’ shkruan se Shqipëria duhet të forcojë institucionet e shtetit të së drejtës dhe të përmirësojë rezultatet e saj në gjyqësore dhe në integritetin e qeverisë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ndodhet disa vende më lart.

Liria ekonomike në Kosovë vlerësohet me 66.5 pikë dhe krahasuar me një vit më parë ka humbur vetëm 0.9 pikë. Edhe në renditjen evropiane Kosova ndodhet para Shqipërisë.

Vendi ynë ndodhet në vendin e 35, ndërsa Kosova në vendin e 33 të renditjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *