• |
ide | kryesore

Shqipëria humb 9 vende në lirinë ekonomike, Presidenti Meta reagon ashpër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Humbjen e 9 vendeve në renditjen për lirinë ekonomike të Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, Ilir Meta e quan rrëshqitje të frikshme.

Lexo më tej: Shqipëria hapa pas në liritë ekonomike, Kosova kalon para 

“Kjo rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente ç’kapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.” – shkruan Meta në Facebook.

Presidenti i quan zgjedhjet e 25 prillit referendum, një mundësi për të nxjerrë nga ‘intubimi’, siç thotë ai, lirinë ekonomike. ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Ne kete rast flet lirshem Meta sepse studimi eshte bere nga nje fondacion legjendar konservator qe normalisht nuk ka lidhje me Sorosin.

  2. I tallën dhe bënë leckë, duke i cilësuar tradhtarë e të shitur tek Rama, por dhe injorantë e njerëz pa vlerë.

    Por, Lulzim Basha tani ka lëpirë atë që pështyu dy vite më parë.

    Ai ka futur në listat e kandidatëve, pikërisht tre prej këtyre “tradhtarëve”, Artur roshi, Elda Hoti dhe Korab Lita.

    ““Të të quajnë tradhtar dhe të jesh tradhtar janë dy gjëra të ndryshme. Gjithsesi, kjo tezë ndryshon në kohë të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *