• |
ide | kryesore

Strakosha, largimi nga Lazio i sigurtë: shqiptari nuk mendon për rinovimin

-Instant, Sport



Rrugët e Lazios e të Thomas Strakoshës mund të ndahen shpejt. Portieri i kombëtares së Shqipërisë ka zbritur në fund të hierarkisë me ardhjen e Pepe Reinas në skuadër e mund të largohet nga kryeqyteti. Kontrata e shqiptarit skadon në qershor 2022, e nuk ka ndërmend ta rinovojë, duke parë se situata e tij me bardhekaltrit ka ndryshuar.

Pikërisht, për këtë arsye, sipas asaj që shkruan Il Messaggero, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, shpreson ta shesë në verë, duke regjistruar një plusvalencë të ndjeshme. Strakosha nuk e kishte menduar kurrë se mund të gjendej në këtë situatë, në kohën kur ishte titullar i pazëvendësueshëm dhe pikë force e bardhekaltërve. Pjesëmarrja në Champions dhe idea e drejtuesve të klubit për ti dhënë një stimul më shumë shqiptarit për tu rritur në nivel orientuan Lazion drejt spanjollit Reina, që në fakt pati efekt të kundërt tek Strakosha.

Sikur të mos mjaftonin efektet psikologjike të ardhjes së një portieri ekspert, mbi shqiptarin rënduan edhe disa probleme fizike e më pas edhe infektimi me Covid, që thjeshtuan shumë vendimin e Simone Inzaghit për të zgjedhur Pepe në rolin e numrit 1 të bardhekaltërve. E tashmë, Strakosha kërkon një sistemim të ri dhe të interesuarit për portierin nuk mungojnë, nga Tottenham tek Borussia Dortmund.



2 Comments

  1. Eshte thjesht ceshtje personaliteti. Strakosha nuk e perballon dot presionin. Ai ka mentalitetin e dikujt qe vjen nga nje vend i vogel, ishte ceshtje fati edhe kaq sa eci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *