• |
ide | kryesore

Video/ Porto me 10 lojtarë eleminon Juventus, nuk mjafton fitorja 3-2: Haaland con Dortmund në çerekfinale

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus eleminohet në 1/8 nga Champions League. Bardhezinjve nuk i mjafton 3-2 pas kohëve shtesë me të cilën mundën Porto dhe del nga kompeticioni falë vlerës së golit në fushën kundërshtare me rezultatin e përgjithshëm 4-4. Në cerekfinale shkon skuadra e Conceicao, ku gjen edhe Borussia Dortmund, që siguroi kalimin rreth 30 minuta para tyre. Haaland është rekordmend, ndërsa 2-2 përballë Sevilla i mjafton gjermanëve për të kaluar më tej, falë 2-3 me të cilin ishin imponuar në Sanchez Pizjuan.

JUVENTUS 3-2 PORTO
Duhej një arritje për të përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë, edhe pse një gol nuk dukej i parealizueshëm. Por Juventus u fut shumë shpejt në telashe në Allianz Arena kundër Portos. Pas një fillimi premtues të kampionëve të Italisë, portugezët morën avantazhin në minutën e 19. Një naivitet në ndërhyrje e Demiral, i preferuar nga Pirlo për De Ligt, shkaktoi penallti. Sergio Oliveria nuk gaboi përballë portierit, duke e cuar rezultatin e përgjithshëm në 3-1 për Porton dhe duke zbehur shpresat e torinezëve, për më tepër duke parë mbrojtjen e ngjeshur të luzitanëve.

Por vetëm katër minuta pas rifillimit, Juventus u kthye në lojë për kualifikimin. Federico Chiesa, ashtu si në ndeshjen e parë, mposhti portierin portugez, me një të djathtë precize, që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave. Në minutën e 49, i gjithë aksioni ishte për manual: një top në zonë i ulur nga Ronaldo për anësorin italian, që barazoi rezultatin, duke i dhënë shpresë Pirlos. Pikërisht Federico Chiesa ishte ndëshkuesi i Portos. Sulmuesi anësor i Juventus shënoi edhe golin e dytë, me një goditje të saktë me kokë, duke përmbysur rezultatin e duke barazuar atë të ndeshjes së parë. Me Porton me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Mehdi, ai i Chiesa në minutën e 63, ishte goli i tretë i shënuar në dy ndeshjet kundër portugezëve.


Në shtesë u mendua se skuadra e Pirlos, me hyrjen edhe të Bernardeschi e Kulusevski do ta kishte të thjeshtë të merrte kualifikimin, por ndodhi ndryshe. Portugezët ishin të organizuar dhe e mbajtën mirë fushën, duke gjetur golin kualifikues në minutën e 115. Goditja e dënimit e Sergio Oliveires kalon poshtë barrierës dhe befason Sczezny që vetëm mundi ta prekë. Një gol që impononte dy të tjerë për kampionët e Italisë, që mundën të shënonin vetëm një me Rabiot (117′), duke i dhënë lamtumirën edhe këtë edicion Champions.


BORUSSIA DORTMUND 2-2 SEVILLA
Kundër një ekipi që ka avantazhin e të pasurit Erling Haaland në motor, ishte nevoja e një performancë të ngjashme me Bayern për Sevilla, e thirrur në kthim pas 2-3 e ndeshjes së parë. Ekipi i Julen Lopetegui, megjithatë, jo vetëm që nuk arrin objektivin, por e komplikoi rëndë jetën në orën e parë të lojës dhe vetëm pjesërisht arrin ta kompensojë atë në fund, pa shmangur eliminimin. Pas një momenti të zi në shtëpi (dy humbje kundër Barcelonës, pasuar nga një goditje e fortë ndaj Elche) Sevilla në fakt duket se pati një fillim të mirë dhe luajti në mënyrë të qëndrueshme në gjysmën fushën kundërshtare. Megjithatë, me përjashtim të një të djathte nga Suso në të 18, andaluzianët nuk prodhuan ndonjë gjë me të vërtetë të rrezikshme. Vendasin, nga ana tjetër, janë cinikë dhe të pamëshirshëm, dhe në minutën e 35-të morën avantazhin: Dahoud i mori topin Koundé dhe shërbeu për Reus, kapiteni verdhezi parashikoi daljen e portierit Bounou dhe i dha mundësinë Haaland, të depozitonte në rrjetë nga disa hapa larg.


Borussia nuk kënaqet me aq dhe në fillim të pjesës së dytë shënojnë përsëri me Haaland: megjithatë, goli anulohet nga arbitri i Var për një shtytje tepër të fuqishme nga norvegjezi ndaj Fernandos. Sidoqoftë, nga e njëjta dhomë kontrolli mbërriti sinjali për penalltinë, që Haaland e gaboi. Sidoqoftë, ka një shans të dytë, sepse arbitri vendosi të përsëritet penalltia sepse portieri andaluzian kishte lëvizur para vijës së portës: këtë herë Haaland nuk bëri asnjë gabim, duke shënuar golin e tij të dhjetë në gjashtë paraqitje evropiane këtë sezon.


Lopetegui provoi gjithçka, i vetëdijshëm se tani duheshin tre gola për ta sjellë ndeshjen në kohën shtesë: në minutën e 69-të shkëndija e shpresës rindizet kur Emre Can, shtyu me naivitet de Jong në zonë, duke i dhënë mundësinë En Nesyri të shënojë me penallti. Sulmuesi maroken ishte i fundit që u dorëzua dhe nënshkroi barazimin në gjashtë minutat e fundit të kohës së rikuperimit. Dortmund gëzohet, duke u kthyer në çerekfinale të Champions League për herë të parë që nga viti 2017. Përsëri falë sulmuesit të tij të pamëshirshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *