• |
ide | kryesore

Zaev: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk është një ide e mirë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi se një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte ide e mirë.

Duke folur për “N1”, Zaev tha se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian. “Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai. Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.

Duke u ndalur tek përmirësimi i raporteve mes shteteve në rajon, lideri i Maqedonisë ka shtuar se Shkupi po krijon marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç duke u munduar të promovojë të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve. Në këtë pikë ka shtuar se pret që edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, t’u bashkohet liderëve në bisedimet “për të mirë të të gjithëve”, pasi të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij, iniciativa e “Mini-Schengenit” do të sillte të mira për të gjitha palët. Zaev ka deklaruar se një iniciativë e tillë do të afronte të gjithë rajonin drejt BE-së.

 

 



3 Comments

  1. planin Ruso/Serb te pushtimit ekonomik te trevave shqiptare nepermjet te ashtuquajtures “Minischengen” mund ta fusni ne bythe bashke me shoqet e tuja Rama, dhe Vucic/Gobbels!
    Ikni qihuni tashti!

  2. Sigurisht! Sepse kjo perkthehet “shkaterrim i shtetit tend me arna dhe per pasoje fund total edhe i karrieres tende”!

  3. Vetem tradhetaret punojne per ta futur Shqiperine nen ombrellen ekonomike dhe pastaj politike

    te Serbise. Ne radhe te pare duhet te integrohemi mes shqiptaresh, te heqim barrierat doganore

    te unifikojme popitikat ekonomike , diplomatike dhe te sigurise, pa tamtame e mbledhje zhurmemedha

    qe nxitin albanofobine apo u japin “aresye” kundershtareve tane. Se dyti te bejme te gjitha perpjekjet

    ,te plotesojme te gjitha kushtet qe te pranohemi e te integrohemi ne Europe. Kjo s’do te thote qe

    s’duhet te kemi maredhenie korrekte me Serbine, por maredhenie miqesore s’mund te kemi kurre

    sepse ata ne vazhdimesi prej shekujsh kane synuar c’rrenjosjen e shqiptareve nga trojet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *