• |
ide | kryesore

A duhet të largohet Basha nëse humbet zgjedhjet? Berisha: Të imagjinosh humbjen e PD, sikur të gjesh një eskimez në shkretëtirë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i PD-së, Sali Berisha në një intervistë  ‘News24’ tha se nuk mund të mendonte kurrsesi humbjen e kryedemokratit Lulzim Basha në këto zgjedhje, pasi sipas tij do të ishte sikur të gjeje një eskimez në shkretëtirë. Sipas Berishës, ndaj edhe nuk do të vinte dorëheqja e Bashës.

“Në fakt unë jam njeri që kam qenë i betuar se po i humba qartë zgjedhjet, do largohem. Por kësaj here, të them të drejtën, të imagjinosh humbjen e zotit Basha, është që të gjesh një eskimez në shkretëtirë, është e pamundur. Kaq e sigurt është fitorja, sa që nuk ja vlen ta komentojmë. Për të mos përdorur dy herë një shembull është sikur të kërkosh rrethin në katror. S’mund të ndodh ajo kurrë! Edi Rama ka probleme dhe duhet të përgatitet. PD është parti kombëtar, Edi Rama është figurë antikombëtare. S’mund të ketë koalicion me të.”, tha Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *