• |
ide | kryesore

Basha pas takimit në Kavajë: Entuziazëm e vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar vizitën e tij sot në Kavajë, ku u takua me qytetarë dhe simpatizantë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se në Kavajë gjeti entuziazmin dhe padurim në këtë qytet. Mes të tjerash ai tha se 25 prilli është një referendum kundër të keqes.

Mesazhi i plote 

Sot vizitova qytetin e Kavajës ku në çdo hap dhe çdo përshëndetje, në çdo rrugë dhe çdo derë gjeta entuziazëm, padurim dhe vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes që ka mbjellë Edi Rama prej 8 vitesh.
Dëgjova prej sipërmarrësve dhe qytetarëve se qytetin e ka pllakosur mjerimi dhe zymtësia nga babëzia e korrupsionit qeveritar dhe ikja masive e rinisë. Diskutova me qytetarët dhe sipërmarrësit planet tona të punës për të kthyer normalitetin në Shqipëri dhe për të sjellë shpresën dhe ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit.

Do të ulim taksat dhe do të heqim pengesat për të bërë biznes. Do të çlirojmë biznesin nga taksat e rënda dhe oreksi i mijëra inspektorëve. Do të anulojmë fiskalizimin dhe do të dërgojmë për ndjekje penale edhe këtë aferë të hapur korruptive. Do të rrisim pensionet çdo vit 5% dhe do të ulim çmimin e energjisë dhe karburantit. Do t’u kthejmë pronat brenda 4 viteve dhe do të krijojmë një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare. Kemi shumë punë që na presin për të kthyer shpresën e të rinjve tek Shqipëria, prandaj duhet të bashkohemi për të bërë të mundur ndryshimin. Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!



4 Comments

  1. Problemi themelor i ketyre zgjedhjeve eshte blerja e votave nga ana e Rilindjes. Me perjashtim te

    militanteve te thekur dhe perfituesve te pushtetit, populli e ka te qarte dhe eshte i bindur se pa

    lagimin e kesaj qeverie nuk ka te ardhme. Si nje kulsheder qe ndal ujrat dhe krojet, ashtu edhe ky

    regjim ka bllokuar rrugen e Shqiperise drejt progresit, e drejt Europes. Cdo shiptar qe e do familjen e

    vet, qe do Shqiperine e ka detyre qe te kontribuoje ne largimin me 25 Prill te kasaj te keqje qe na ka

    zene. Nuk do te jete e lehte sepse kulshedra ka “9 krejna e 9 pale kthetra” qe duhet ti priten .

  2. Kavajsit nuk besoj qe do jene kaq te trashe sa te votojne prape mbas 30 vjetesh plakun e pjerdhur Berishoviç dhe nuk besoj te harrojne qe kur erdhi PSja ne pushtet Kavaja ishte si Bagdati mbas bombardimit dhe doje 2 ore me makine te kaloje qytetin nga fillimi ne fund…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *