• |
ide | kryesore

Burri prokuror, gruaja gjyqtare/ Kush ishte shënjestra e tritolit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një shpërthim eksplozivi tronditi një nga qendrat e njohura tregtare mbrëmjen e së enjtes. Në parkimin e saj u hodh në erë makina tip Mercedes A Class e prokurorit Arjan Muça, por që përdorej edhe nga bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentiana Muça.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.30 në zonën e njohur si Komuna e Parisit dhe nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Makina është shkatërruar në pjesën e përparme dhe lënda plasëse ishte vendosur në krahun e shoferit.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha se kjo maninë përdorej prej 2 vitesh nga çifti Muça dhe se ajo parkohej në të njëjtin vend prej kohësh. Ekspertët e policisë kanë marrë deklaratat e prokurorit dhe gjyqtares si dhe të dëshmitarëve. Një tjetër fokus i hetuesve janë kamerat e sigurisë të shumta në këtë zonë që po këqyren me urgjencë pas sekuestrimit.

Prokurori Arjan Muça ka pasur shumë “çështje të nxehta” në dorë.

Ai ka qenë një nga prokurorët e çështjes së “Gërdecit”. Vite më parë ai ka qenë oficer gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rëndë në Tiranë. Më pas kaloi në prokurorinë e Gjirokastrës, kurse aktualisht ai është komanduar në Tiranë. Në muaj e fundit ai ishte komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë për sektorin e hartimit të dosjeve, raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vetting.

Bashkëshortja e tij, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës ndërsa tani punon pranë Gjykatë Administrative në Tiranë. Një nga pistat që po hetohet është detyra që mbajnë si prokurori, ashtu edhe gjyqtarja, por është e paqartë se cili ka qenë shënjestra pasi makina përdorej nga të dy. Në zonë janë vënë re disa postblloqe policie në përpjekje për të identifikuar dhe ndaluar autorët e kësaj ngjarjeje. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Lere mos kerkoni shume. Vet e kan ven, qe tu qahen atyre te vetingut. Qe me gjasme ne jemi shenjester e krimit, se e kemi luftuar ate.

  2. Ky eshte nje legen, djali i Selim Muces myftiut, vellai I Ermal Muces ambasadorit ne Kanada, nje tjeter legen qe vetem merr pjese neper festat e shqiptareve dhe Nuk ben asgje per permirsim e jetes se komunitetit shqiptar. Ky Arjani eshte ai qe orkestroi kapjen e Dritan Dajtit ku morri nr qafe 4 persona pasi kishte marre 500,000 eur nga nje biznesmen, gjate viteve 2004-2011 ishte mbrojtja e trafikanteve te droges dhe grupeve me te rrezikshme kriminale

    1. Jo vetem kaq, Arjan dhe Ermal Muca, jane kapobanda te organizates terroriste FETO, ne Shqiperi.
      Selimi, i ati i tyre, morri kryesimin e KMSH, pas vrasjes mafioze, te Sali Tivarit, ne zyren e tij, ne KMSH, nga terroristet e FETO, ne Shqiperi.
      Ky Selimi, kur ishte ne Bulqize, ishte informator i Sigurimit te Shtetit dhe pastaj ia kaluan SHIKU-t.
      Me ardhjen ne krye te KMSH, Selim Muca, ia dorezoi kontrollin e KMSH, terroristeve FETO (Mustafa Ozcan) qe ende vazhdojne qe t’a kene, sot e kesaj dite.
      Selimi, nuk la prone vakef te KMSH (VAKEF, prone e falur me qellim “ndihmen per te vobekte”, ndalohet rreptesisht, shitja ose perdorimi i saj per qellime te tjera apo fitimi).
      Ermal Muca, qe prej moshesh 14 vjecare, eshte pergatitur nga FETO, ne Stamboll, sot eshte nje nga njerezit me te rendesishem te FETO, Ka qene diplomat, ne Ankara & konsull i pergjithshem, ne Stamboll (2003-2014) rekord boteror.
      Qe prej vitit 2015, eshte ambasador ne Otava/Kanada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *