• |
ide | kryesore

Covid-19/ Spitalet në Brazil në prag kolapsi, mbi 2 mijë vdekje në ditë

-Instant, Arkiva, Planet



Brazili ka tejkaluar 2,000 vdekje të lidhura me Covid në një ditë të vetme, për herë të parë, ndërsa nivelet e infeksionit rriten.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA, me një total prej 268,370 viktimash. Gjithsej të mërkurën humbën jetë 2,286 persona.

Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variantet e reja të COVID që janë më ngjitës.

Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva goditi vendimet “budalla” të Presidentit Jair Bolsonaro të marra gjatë pandemisë.

Z. Bolsonaro, i cili u fotografua i veshur me një maskë për herë të parë në një muaj të mërkurën, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi. Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin të bërtiturat”.

Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, ku shumë prej tyre janë afër kolapsit.

Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *