• |
ide | kryesore

Dosjet e bujshme që ka kaluar/ Kush është prokurori që iu vu tritol në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arjan Muça, prokurorit të cilit sot iu shpërthyer makina me tritol në parkimin e një qendre tregtare në Tiranë ka pasur shumë “çështje të nxehta” në dorë. Ai ka qenë një nga prokurorët e çështjes së “Gërdecit”.

Shumë vite më parë, Muça ka qenë oficer gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rëndë në Tiranë, më pas kaloi në prokurorinë e Gjirokastrës, kurse aktualisht ai është komanduar në Tiranë.

Ai është i martuar me gjyqtaren Gentjana Muça. Ajo ka qenë gjyqtare te gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata administrative në Tiranë. Nuk dihet se për çfarë arsyesh i është vënë tritoli në makinë, nëse kjo ka lidhje me ndonjë nga çështjet që kanë drejtuar çifti Muça.

Arjan Muça është kryepolici që ka drejtuar operacionin për kapjen e Dritan Dajtit, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë katër efektivë policie. Muça njihet si një nga policët që ka pasur një kalvar përplasjeje në gjykatë me Dritan Dajtin, i cili kundërshtonte akuzat e ngritura për të. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Cakejt dhe cecenet bashke me zagaret e salih karaxhic berisha ne sulm por ne fund prasi ne bythe do ti ngeli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *