• |
ide | kryesore

FOTO/ E eleminoi, por i falet madhështisë së Messi: Mbappé publikon një foto respekti

-Instant, Sport



Mund të ketë qenë edhe një dorëzim stafete brezash mes Mbappé dhe Messi, me francezin që fitoi të drejtën e kalimit në cerekfinale të Ligës së Kampionëve, me krenarinë që i shënoi bukurinë e 4 golave në dy ndeshje Barcelonës. Argjentinasi, në anën tjetër, është detyruar të largohet nga Europa që ka rëndësi në 1/8 (gjë që nuk ka ndodhur për 16 vjet). Asgjë e re, herët a vonë, edhe legjendat nuk duhet t’i dorëzohen kohës dhe gjithmonë do të ketë një fenomen të ri për të zënë vendin e tij. Por ky fenomen i ri, i është falur madhështisë së Messit, autor i një goli spektakolar, por që nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e eleminimit, duke postuar një foto në faqen e tij në Twitter, për ti treguar respektin e tij argjentinasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *