• |
ide | kryesore

Inter humb Vidal: ndërhyrje kirurgjike në gju, kthehet pas pauzës së kombëtareve

-Instant, Sport



Interi duhet të bëjë pa Arturo Vidal për disa javë. Mesfushori kilian, i dëshiruar fuqimisht nga Antonio Conte, sipas asaj që komunikohet nga klubi zikaltër do ti nënshtrohet të shtunën një ndërhyrje kirurgjikale artroskopike për dhimbje meniskale në gjurin e majtë. E sigurtë mungesa e tij në ndeshjen kundër Torinos, Vidal mund të kthehet në dispozicion të Contes pas pushimit për ekipet kombëtare në funksion të sprintit përfundimtar për titullin.

Një mungesë e rëndë për zikaltrit të cilët, megjithatë, në periudhën e fundit kanë gjetur një ekuilibër me Eriksen përkrah të paprekshëmve Barella dhe Brozovic. Conte kishte nënvizuar vazhdimisht problemet fizike që Vidal kishte hasur: “Ai punon për të arritur 80% të gjendjes”, ishin fjalët e trajnerit në fillim të muajit.

Me sa duket, me kthimin e Vecinos në grup dhe alternativat Gagliardini e Sensi, klubi vendosi që të provojë të zgjidhe problemin në mënyrë kirurgjikale, për ta pasur kilian në maksimumin e tij, në javët e fundit të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *