• |
ide | kryesore

Kamboxhia regjistron viktimën e parë nga Covid-19

-Instant, Arkiva, Planet



Kamboxhia regjistroi këtë të enjte rastin e parë të vdekjes nga COVID-19, pas më shumë se një viti nga shpërthimi i pandemisë.

Ministra e shëndetësisë, thotë se bëhet fjalë për një burrë 50 vjeç, i cili punonte si shofer në një kompani kineze. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Kamboxhia, ka regjistruar vetëm 1.163 persona të infektuar, ndërsa së fundmi në vend ka një shpërthim, ndonëse në shifra të vogla krahasuar me vendet e tjera të botës.

Ministria e shëndetësisë në Kamboxhia, sqaron se shpërthimi i valës epidemike në vend, ka lidhje me një turist të huaj, i cili theu karantinën dhe shkoi të dëfrehej në një klub nate.

Që pas shpërthimit, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat, baret, kinematë dhe ambientet e tjera për të paktën dy javë, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *