• |
ide | kryesore

Kreu i policisë së Tiranës jep detaje për tritolin në makinën e prokurorit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka shkuar në “Komunën e Parisit” ku mbrëmjen e së enjtes shpërtheu makina në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Jaupaj tha se fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, ndërsa mjeti kishte rreth dy vite që parkohej në atë vend. Ai ka treguar se sasia e eksplozivit ishte vënë në pjesën e parakolpit.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale.

Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e para kolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”, – tha Jaupaj.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *