• |
ide | kryesore

Manastirliu konfirmon lajmin: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se varianti i ri, ai britanik i Covid-19 ka mbërritur në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, ministrja shprehet se në bashkëpunim me një laborator i cili ndodhet në Ankara, ISHP ka konfirmuar se në disa prej tamponëve që janë ekzaminuar kanë qenë të infektuar variantin britanik të virusit.

“Në vlerësimin e e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkulli mvariantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.

Manastirliu ka konfirmuar gjithashtu se masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të ndryshojnë.



4 Comments

  1. U desh nje muaj “investigim” nga hajvanet tane qe te konfirmosh ate qe gjermania ta kishte konfirmuar . Jeni hipokriter qe se keni shokun ,jeni te pacipe . ju beni politike edhe me vdekjen .

  2. Ka kaq kohë që thuhet se janë dërguar mostrat e dyshuara si variant i ri të Covid 19 në Londër e mandej në Berlin meqë vetëm atje ka laboratorë që mund ta bëjnë këtë verifikum, e tani na del se paska pasur edhe në Ankara, tek vëllai Erdogan një laborator të tillë.
    Po kur do të jetë kjo qeveri e hapur në deklarimet e saj publike ?
    Përse nuk thuhet se sa mostra ju dërguan Londrës e Berlinit dhe pse nuk erdhën përgjigjet ?
    Po pse nuk ju dërguan më parë Ankarasë këto mostra meqë kryeministrin e kemi më afër me Turqinë e nëse janë dërguar, sa është numuri i tyre e sa përqind e kanë vërtetuar dyshimin.
    Nuk është fjala këtu për një kuriozitet sportiv se cil[t lojtarë futbolli janë blerë nga klubet e këtyre vëndeve , por bëhet fjalë për të dhëna me interes jetik publik.
    Krijimi i varianteve të reja të këtij koronavirusi, është bërë sot një mga problemet më të mëdha për pandeminë e kjo vjen për faktin se këto variante kanë cilësinë e përhapjes më të shpejtë e të gjërë e bile edhe të riinfektimit.
    Transparenca në njoftimin publik të shqiptarëve, që për fat të keq një pjesë e madhe e tyre nuk e vlerësojnë si duhet këtë rrezik, do të bënte një efekt më të madh sesa masat administrative me ndëshkimet me gjoba për mbajtjen e maskave apo grumbullimet.
    Dëgjojmë që “Komiteti” , nga njera anë njofton për ulje të numurit të të infektuarve ditorë e nga ana tjetër e kalon shkarazi faktin se janë ulur edhe testimet, ndërkaq që numuri i të shtruarve në spitalet në Tiranë e ato rajonale është shtuar goxha, edhe numuri i pacientëve në terapi intensive gjithashtu është i lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *