• |
ide | kryesore

Ndërkombëtarët në fushatë kundër Tom Doshit/ A do ta tradhëtojë Rama sërish?

-Instant, Kryesore, Lajme



Herën e parë që Rama u distancua nga Tom Doshi ishte kur e përjashtoi nga Partia Socialiste në mars të vitit 2015, pas akuzave se i kishte shpallur luftë dhe se do të trondiste shumicën, me ato për të cilat kishte dijeni. Rama i quajti të papranueshme sulmet personale dhe e përjashtoi. Tom Doshi u përgjigj duke bërë akuza se kryetari i atëhershëm i parlamentit Ilir Meta kishte paguar sipas tij një person për të vrarë atë dhe deputetin demokrat Mhill Fufi.

Për të mbajtur në këmbë qeverinë, Rama gjodhi të besojë Ilir Metën.

Pavarësisht kësaj, zgjedhjet e ardhshme parlamentare i gjetën bashkë. Koalicioni me LSI ishte shpërbërë dhe Tom Doshi kandidoi me logon e PSD-së në Shkodër. Disa fërkime që pati në terren me Ditmir Bushatin u mbyllën pas një vizite të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës në Shkodër.

Në prill të vitit 2018, Tom Doshi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një vendimi të Sekretarit të Shtetit për korrupsion madhor, megjithëse ai nuk kishte mbajtur asnjë pozicion në qeveri.

Por sa më shumë afrohen zgjedhjet e 25 Prillit, aq më këmbëngulëse është bërë ambasadorja amerikane, Juri Kim për ta ndaluar kandidimin e Tom Doshit si deputet. E nisi duke kujtuar përcaktimin që ka bërë publikisht Departamenti Amerikan i Shtetit duke kërkuar ndalimin e Tom Doshit në zgjedhje.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruante ajo duke ndarë në Twitter vendimin e DASH.

Vetë kryeministri ka mbajtur një qëndrim të distancuar kjo përballje. Kim tregoi se Rama i kishte thënë se “ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruajti Yuri Kim.

Deklarata e saj ngjalli debate, por në fakt tregoi se Rama nuk e kishte mbrojtur ish bashkëpuntorin e tij të afërt në opozitë, votën e të cilit e ka pasur gjithnjë “pro” në mazhorancë.

Kur gazetarët e pyetën nëse kishte ndonjë koment për këtë çështje, kryeministri nuk mbajti anën e asnjërit, as të mikut të tij Tom Doshi, as të ambasadores amerikane. “Sa herë të më pyesni për ambasadore, nuk do jap përgjigje se keni abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston, se faktikisht përgjigja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë që nuk ka nevojë që të vini ambasadoren amerikane përpare për të më kujtuar detyrën se këtë e di vetë, krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, tha Rama, duke iu shmangur thelbit të pyetjes, nëse ai ishte pro apo kundër presionit ndërkombëtar për të mos e kandiduar Tom Doshin në zgjedhje.

Deklaratat publike të ambasadores Juri Kim, nuk e ndaluan Tom Doshin të regjistrohej si kandidat në dy qarqe, në Tiranë dhe në Shkodër. Fill pas kësaj, në media u publikua një investigim, i një projekti të financuar nga ambasada amerikane, sipas të cilit Tom Doshit, i ishte ndaluar hyrja jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Australi.

Video/ Rama kapet mat për sulmin e Yuri Kim ndaj Tom Doshit

Në dokumentar zbulohej se: Qershor 2015, ministri i Brendshëm i Australisë i revokoi vizën australiane bazuar në informacione koefidenciale se nuk e kaloi testin e karakterit. Vendimi ishte dhënë 3 vite para se SHBA ti ndalonte atij hyrjen dhe në 2019, ministri nuk pranoi t’i hiqte vizën. Kjo ishte shkak që palët të shiheshin në gjykatë, e cila refuzoi tre nga qëndrimet e palës ankuese dhe pranoi njërën prej tyre, pasi sipas gjykatës, ministri mund të mos ketë patur një mendim të pavarur dhe i kërkoi atij që të tregonte se veproi në mënyrë të pavarur. Deri më tani, ministria që revokoi vizën nuk ka marrë asnjë vendim”.

Juri Kim nuk e la me aq. Debati që ngjall kërkesa e saj për të mos e lejuar Tom Doshin të kandidojë ka të bëjë me arsyetimin se një qëndrim diplomatik i Shteteve të Bashkuara nuk mund të prevalojë mbi ligjin shqiptar.

“E di që disa persona mund të thonë: “Është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA, por nuk është i dënuar” dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet, por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar”.

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Në betejën e ambasadores amerikane për të nxjerrë Tom Doshin nga politika, u bë palë edhe Partia Demokratike. Sipas një njoftimi për mediat, juristët demokratë i treguan kreu të KQZ-së, Ilirjan Celibashit nenin dy të ligjit për dekriminalizimin.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”

Përgjigjia e Tom Doshit ishte se këto ishin shpifje. “Ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit” thuhej në njoftimin e PSD.

Me Ramën e distancuar dhe me kërkesën e njëzëshme të opozitës dhe të ambasadës amerikane, i gjithë presioni duket se është mbi Ilirjan Celibashin. Ky është emëruar në postin që mban nga mazhoranca socialiste, që kontrollon të gjithë hierarkinë e KQZ. Për këtë arsye, pyetja e vetme në këtë situatë është: A do ta lëshojë Rama për të dytën herë, apo do ta ruajë bashkëpuntorin e tij të afërt nga sulmi i ndërkombëtarëve?©Lapsi.al



18 Comments

    1. Doshi besohet se eshte nje nder figurat e krimit te organizuar te Shkodres. I perfshire ne aktivitete ilegale pas viteve 90 dhe kryesisht droge. Fillimisht, me lidhje politike afer PD e cila kishte pushtetin ne 92-96. Kulmin e arrin nen qeverisjen e PS pas 1997, vecanerisht me privatizim te enteve e pronave publike nen qeverisjen e Ilir Meta. Ne kete kohe, si shume elemente te krimit te organizuar te Shkodres, duke shfrytezuar programet e emigrimit ai arrin te marre rezidence dhe me tej pasaporte te Australise. Permes Ilir Meta, i cili kishte lidhje te forta me Edi Rama, ne ate kohe kryetar bashkie i Tiranes, forcon lidhjet me Rama dhe ka nje rol kyc ne transaksionet ilegale financiare kundrejt lejeve te ndertimit leshuar nga Rama. Ne kete pozicion dhe permes lidhjeve ilegale ai mbeshtet Ramen me para dhe shantazh per te kapur kryesine e PS. Ne kohen e Rama ne opozite, Doshi eshte finan ues kryesor i Rama, duke perballuar shpenzime si te ato te perditshme dhe personale, si mengjeze, dreka, darka (luksoze), veshmbathje, transport brenda e jashte vendit, etj. Ne luften e Rama per pushtet, Doshi spikat me rekrutimin dhe perdorimin e te ndjerit Dritan Prifti. Ky i fundit, ne paaftesi paguese per miliona euro kredi, u perdor ne kembim te mbeshtetjes financiare, per te eleminuar nga LSI Ilir Meta dhe prishur koalicionin me PD. Edhe pse skenari deri diku funksionoi pasiqe ekspozoi Meta ne gjykim penal si dhe tronditi marredhenien e koalicionit. Per shume kohe Meta besonte se Prifti qe nje aset i perdorur nga Berisha. Vetem pasi Rama morri pushtetiñ ne saje te mbeshtetjes se Meta, atehere ai kuptoi se kush ishte ne te vertete pas Prifti. Rasti Meta-Prifti i dha mundesi Rama te pershkallzonte operacionin e tij drejt pushtetit permes protestave te dhunshme. Qe pikerisht Doshi nen instruksionet dhe drejtimin e Rama i cili grumbulloi, financoi dhe mbeshteti nje grup te dhunshem me element bandite nga zona Lezhe dhe Shkoder ne ate qe njihet si ngjarja e 21 janarit. Ky grup, pati si target goditjen ndaj forcave te rendit me dy qellime, se pari te krijonte nje show per median nderkombetare dhe se dyti te nxite reagim dispropocional te rendit. Paralelisht permes dezinformacionit sistematik ndaj Kryeministrit te kohes, arriten madje tejkaluan pritshmerite kur forcat e rendit nen urdhrat direkte ose me miratim te Kryeministrit ne detyre, vrane kater demostrues te pafajshem. Pas marrjes se pushtetit Rama nisi gradualisht operacionin tjeter, ate te fuqizimit te pushtetit ne duart e tij dhe eleminimit te kujdo qe mund te kompromentonte ate. Target kryesor qe Meta dhe LSI por edhe elemente si Doshi qe bashke me te tjere deputet kriminele si Frroket, haptazi prishte imazhin nderkombetar te Rama. Per te mbajtur pushtetin edhe per kater vite te tjere, Rama ka nevoje per ndihmen, parate dhe forcen e intimidimit dhe shantazhit te elementeve te krimit te organizuar si Doshi.

  1. Udheheqesi inë eshte i vendosur te mos terhiqet nga shoku Tom Doshi!
    Imperialistet nuk na bëjën më përshtipje!
    Kjo sepse pushteti buron nga Populli dhe i takon Popullit

  2. E VINI NE PYETJE? ZERE SE E KA TRADHTU . KY TRADHTON KEDO , SHET GJITHE SHQIPERINE , TRADHETON EDHE FAMILJEN E FEMIJET E TIJ PER BYTHEN E VET . NESE KA NJE NJERI PA SKRUPUJ , PA DIN E IMAN KY QUKET EDI PALLOSH RAMA.

    1. E vertetr qe deri me tani nuk ka lene njeri pa tradhetuar, por me Doshin e ka pak te veshtire. A i kujtoni shenjat qe Doshi i bente ne parlament dhe Rama qe bente sikur nuk shihte dhe ulte koken? Rama eshte “trim” me femrat ose me njerezit qe nuk jane sherrxhinj, por me Doshin nuk ben dot trimeri. Vetem nese Rama i lutet Doshit me ate shprehjen e tij te famshme “O burre, o burre” dhe Doshi pranon te terhiqet, se perndryshe Rama qe nuk ka piken e bur(r)esise, nuk ka te ndenjura per ta tradhetuar. Kete mbajeni mend mire.

  3. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Gazeta DITA 2 Tetor 2015 “FAKSIMILET: Deputeti Tom Doshi, dy herë i dënuar! Një vendim gjyqi dhe dy pyetje pas leximit të tij”
    Tom Doshin e perjashtoi Edvin Escobar D’Rama nga”rilindja”,por ne zgjedhjet Lokale 2019 drogaxhiu lepiu ate qe kishte peshtyre dhe mori Tomen me vete ne Shkoder,per te kandiduar nje tjeter gangster si Kryetare Bashkie.Koha kur gansteri Tom Doshi,qe nuk ka mbaruar Klasen e 8-te deri ne fund por posedon nje Dipllome si Jurist,ishte “rilindas”.
    – Tom Doshi(i drejtohet Rames): Je peng i Ilir Metës. Është kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur
    të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.(Edi Rama hesht)
    -Tom Doshi: Ti je mosmirënjohës, je bukëshkalë,je qenia më e keqe që unë kam njohur.Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Hafizi,Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty. (Tom Doshi braktis mbledhjen).
    Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat.
    -Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.
    – Edi Rama: Jo, nuk është kështu.
    -Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën siç i ke ti.

  4. Rama nuk e ka hap gojen fare kur Tom Doshi e urinoi ate dhe tavolinen e zyres ne Kryeministri.Heren tjeter do te dhjes ne koke i tha Toma po nuk e firmose marrveshjen e spitaleve per ilacet e firmes teme.

      1. Motren tate kom pallu un?Do e publikoj pidhin e motres tate.Ishte qeflija modhe ke gjith vrimat e donte.Ja plosova deshirat.

  5. Rama me shpirt e shet menjehere Tomen por nuk ka cfare i ofron ne kembim pervec deputetit. Mund ta bej drejtor te Akademise se Shkencave dhe ta detyroje Gjinushin tja ktheje leket bashk me interes Tomes por veshtire se mund ti interesoje…

  6. Rama eshte ne doren e Tomes qe me organizimin e 21 janarit qe Toma ka perova , vllai i rames drekon me tomen per te treguar se rama e ka mik dhe nuk e leshon, shkuet i zen kapes

  7. “FUSHATA NDERKOMTARE KUNDRA TOMES” DI SHPALLET HUMORI MA I BUKUR DERI ME 25 PRILL. BUDALLENJ@ A THU SE TOMA OSHT DONALD TRAMP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *