Fluturime të reja direkte shtohen nga Tirana drejt Malmos dhe Stokholmit në Suedi.
Kjo linjë do të mundësohet nga kompania low-cost Wizz Air, e cila njoftoi sot vendosjen e avionit të katërt në bazën e saj në Tiranë.
Ky avion do të operojë gjithashtu me fluturimet për në Ankona, Pescara, Genova dhe Romë Ciampino.
Wizz Air njoftoi hapjen e bazës së saj në Tiranë rreth një vit më parë duke ulur 3 avionë dhe duke shtuar pesëmbëdhjetë destinacione në rrjetin e linjës ajrore të Tiranës. Historia e Wizz Air në Shqipëri daton para katër viteve ku fluturimi i parë u ul në Prill të 2017-s nga Budapesti.