• |
ide | kryesore

“Nuk erdha për politikë, më mjaftonte një telefonatë”: Presidenti i FIGC në Tiranë me Dukën, Ademin e Sejdinin

-Instant, Sport



Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini zhvilluan sot një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”. Arsyeja ishte vizita për të ndjekur punimet për rikonstruksionin e shtëpive që po ndërtohen me fondet e grumbulluara nga futbolli, por natyrisht, nuk mund të mos flitej për lojën dhe politikat e saj, në kohën kur numri 1 i FIGC kandidon për anëtar të komitetit ekzekutiv të UEFA-s: “Jo, sot nuk duam të merremi me politikë. Mund të flisnim edhe në telefon për këtë çështje. Prezenca ime këtu është një formë respekti për z. Duka, sepse e meriton e sepse bashkëndajmë një rrugëtim të rëndësishëm, por mbi të gjitha sepse unë besoj që Italia, Shqipëria dhe futbolli duhet të zbulojnë edhe kuptimin e të qenit së bashku. Nuk mund të humbasim ato që janë momentet e ekzaltimit të sportit tonë, duke jetuar vetëm kompeticionet sportive. Kemi nevojë të takohemi nga afër. Kemi qëndruar bashkë mbrëmë në një atmosferë të shkëlqyer, sot do të kalojmë një tjetër ditë bashku dhe më lejoni të them se kjo është forca e ndjenjës së madhe që na bashkon” tha Gravina me elegancë.

Nuk ishte kaq i rezervuar Duka, që nuk ngurroi të japë hapur mbështetjen e tij për Gravinën: “Pa dyshim që do ta mbështes Presidentin Gravina dhe e kam për nder që e kam mbështetur, jo thjesht sepse është sot këtu, por sepse është një njeri që e meriton. E kam uruar jo vetëm në formë protokollare por e kam uruar me shpirt në rizgjedhjen e tij në krye të Federatës Italiane sepse ka bërë ndryshime dhe projekte zhvilluese për të ardhmen e futbollit italian, të cilat janë të prekshme. Pa dyshim që pandemia ka penguar edhe atje si në të gjithë Europën dhe Gravina është një person që mund ta ndihmojë shumë UEFA-n. Këtu nuk bëhet fjalë për interesat individuale, por besoj se një president i një Federate relativisht të madhe siç është Italia, nuk është se ka çfarë merr nga UEFA, por më shumë i jep UEFA-s. UEFA ka nevojë për persona të tillë.” theksoi presidenti i FSHF-së.

Janë rreth 14 mijë futbollistë të moshjave të ndryshme që kërkojnë të cajnë në botën e futbollit në Itali, e për një pjesë të tyre problem i dokumentacionit bëhet pengesë e vazhdueshme. Gravina e ka cilësuar cështje burokratike e ka shprehur mbështetjen e tij për komunitetin më të madh të huaj përtej Adriatikut: “Është një problem i vërtetë, për fat të keq burokracia është një nga elementët që bllokon mundësitë për të luajtur për shumë të rinj. Komuniteti më i rëndësishëm në Itali që praktikojnë sportin, është ai shqiptar. Janë rreth 14 mijë futbollistët shqiptarë që luajnë për klube italiane dhe duhet të përshpejtuar ky proces. Unë uroj që me qeverinë italiane të mund të gjenden modalitetet e duhura për të përshpejtuar hapat”.

Presidentët e katër Federatave kanë shkëmbyer në mënyrë simbolike fanellat përfaqësuese me emrat e tyre, me italianët që kishin zgjedhur datat e lindjes së presidentëve si numra të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *