• |
ide | kryesore

Pritja e penalltisë që ndryshoi fatet e ndeshjes, Navas: “Ishte për Sergio Riko”

-Instant, Sport



Ka një dedikim special e të veçantë nga ana e Keylor Navas pas penalltisë së pritur përballë Lionel Messi të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, atë mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës. Portieri i parisienëve, në përfundim të ndeshjes, ka dashur të komentojë veprimin e tij teknik duke ia dedikuar Sergio Rikos, shokut të tij dhe kolegut të repartit, i cili është duke kaluar disa probleme në familje.

Duke folur për Goal dhe RMC Sport, Navas ka zbuluar: “Besoj se pritja e një penalltie është gjithmonë e vështirë. Mbi të gjitha nëse atë e godet një lojtar si Messi. Dua t’ia dedikoj pritjen time Sergio Rikos që është duke kaluar një moment të vështirë në familje. Pritja ime është për të”.

Pas ndeshjes, Sergio Riko ka kërkuar ta falënderojë për dedikimin dhe për kalimin e raundit me një mesazh në Twitter në të cilën është përshëndetur me të tijtë, në mënyrë të veçantë me Mbappe dhe Navas, të cilët kanë qenë vendimtarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *