• |
ide | kryesore

Rama flet për Majkon dhe Xhafajn: Kanë 30 vjet në krye, tani duhet ta tregojnë veten

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i pyetur për vendosjen e Fatmir Xhafajt në listën “humbëse” të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, theksoi se partia që drejton ka një strategji të re me emra të rinj.

“Një skuadër nuk është një rreshtim i vlerave të krijuara në të shkuarën dhe deri sot. Një skuadër është një reshtim i forcave që duhen në fushë për të përballuar këtë ndeshje dhe për këtë kemi një strategji dhe skuadër të re në shumë aspekte të saj dhe kemi një qasje të re. Kjo është shumë e thjeshtë”- theksoi Rama në “Real Story” në News 24.

Rama u ndal edhe tek Pandeli Majko i cili është renditur i 19-ti në Tiranë, duke theksuar se ai ka 30 vite në politikë.

“Pandeli Majko është i 19 sepse ai ka 30 vjet që është në vijën e parë, ose në nivelin më të lartë të PS, dhe sigurisht që Pandeli Majko, unë, Gramoz Ruci, të tjerë, nuk mund të rrimë në majë atje dhe ta shikojmë nga lart poshtë se cfarë ndodh aty ku është objektivi, kur ne duhet të jemi tek objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin, nuk është në majë të listës. Unë e kam shumë seriozisht kur them që neve na duhen sa më shumë njerëz, që partia t’iu ngjajë sa më shumë atyre, dhe jo njerëz që t’i ngjajnë partisë, se ndryshe partia fosilizohet dhe bëhet si ata që kemi përballë.

Sali Berisha në PD ka meritat e veta, por a janë ato merita të mjaftueshme që ai të jetë akoma në listë. Ne nuk po shkojmë përpara popullit për të bërë një panair të monumenteve, statujave, vazove, që kemi në koleksionin tonë, por për të qenë në lartësinë e këtij moment dhe të viteve që vijnë përpara. Një parti që nuk bën këtë është e dënuar për të marrë goditjen mbrapsht nga populli atëherë kur nuk ka më fuqi të ringrihet. Ne nuk kemi nevojë të presim që të na marrë populli me shkelma si një forcë që nuk arrin të ripërtërihet”, – deklaroi Rama.



6 Comments

  1. Mire jua ben sepse nuk paten bythe te mbeshtetnin mendimin ndryshe ne 2009 dhe ja ku ua hengri koken nje nga nje

  2. Po ti sa ke mot m..!Edhe ti 30 vjet.Ti që do varje në shtyllat e korentit çdo ish anëtar i Pp në 90!!!Dhe kur të thamë ta fillojmë nga babai yt ike si sh……t.Ti ja q… nonën Tiranës e Shqipërisë.Ata që thua ti kanë 30 vjet kanë lënë një shenjë të mirë.Pavarësisht qënies së tyre në Pp dhe që ishin të dikutueshëm nuk janë si ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *