• |
ide | kryesore

“1/5 e ekonomisë së vendit”/ Greqia hapet në maj për turistët

-Instant, Lajme, Planet



Greqia po përgatitet të hapet në maj për turistët dhe të ringjallë industrinë që u godit më rëndë nga pandemia e koronavirusit. Sektori i turizmit përbën një të pestën e ekonomisë së Greqisë. Athina ka kërkuar nga Bashkimi Europian për të lëshuar një pasaportë të përbashkët për të vaksinuarit në mënyrë që udhëtimet të rifillojnë gjatë verës. Pavarësisht vendimit të Brukselit, ministri grek i Turizmit, Harry Theoharis thotë se Greqia do të jetë e hapur për turistët.

Gjatë 2020-s, viti më i keq për turizmin në botë, udhëtuan vetëm 7.4 milionë turistë kundrejt 31.3 milionë që udhëtuan një vit më parë. Të ardhurat nga turizmi ranë në 4 miliardë euro në 2020-n nga 18 miliardë që ishin në 2019-n. Numri i turistëve britanikë dhe gjermanë në Greqi ra me 70% dhe 62% respektivisht.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *