• |
ide | kryesore

Arrestohen dy persona në Fier, njëri prej tyre për kultivim të bimëve narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohen dy persona në Fier. Në pranga u vu 30-vjeçari A. A.,  banues në Drenovë, Mallakastër.

Ai u arrestua pasi nga hetimet e kryera rezulton se është autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa të gjetura në 30 qershor 2020, në fshatin Drenovë, Mallakastër.

I arrestuari i dytë është 45-vjeçari G. M., banues në Patos. Për 45- vjeçarin u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, pasi i ka mbetur të kryej edhe 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *