• |
ide | kryesore

Basha ironizon Ramën: Me Rrajën dhe Çyrben do të sillet e ndryshimi që i premton Durrësit?

-Instant, Lajme, Të fundit



Lideri demokrat, Lulzim Basha, teksa po drejtohej drejt qytetit të Durrësit, ku do të prezantojë kandidatet për deputetë gra, i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Në një bashkëbisedim me to përmes platformave online, Basha nuk ka ngurruar të sulmojë listën e deputetëve të PS, në qarkun e Durrësit.

Ai tha se ky qytet nuk meriton të përfaqësohet nga emra si Jurgis Çyrbja, Lefter Koka dhe Rrahman Rraja, të cilët sipas kreut të PD-së, janë të lidhur me afera korruptive.

Po ashtu, ai tha se ditët e errëta për shqiptarët po përfundojnë dhe se 25 prilli sipas Bashës, është dita e ndryshimit.

“Ndryshimi që sjell Edi Rama është Çyrbja, Koka, Rraja, ky është ndryshimin që i premton Durrësit. Ndërkohë që pronat e durrsakëve tjetërsohen. Shikoni hotel Vollgën është simboli që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite, e kanë kthyer në një luftë bandash, ku të gjithë duan të marrin ndonjë copë. Tetë viteve të vështira po i afrohet fundi, 25 prilli është ditë ndryshimi. Pas reve të zeza të këtyre viteve ka një ndryshim, jemi burra të fortë, gra të forta dhe do të sjellim ndryshimin”, tha Basha.



3 Comments

  1. Jo ‘RRAJËN’, por ‘RRAHJEN’
    Koleget e Rames e kane RRAHJEN NE GJENERALITETE!
    E ka emrin Rrahman Rrahja, dmth DAJAKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *