• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Ndalohet personi që rrëmbeu makinën e policisë në Divjakë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Mëhallas të Divjakës.

Një person i identifikuar si Artan Kaboçi është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe ka qëlluar disa herë me armë në ajër.

Me mbërritjen e forcave të policisë ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre dhe ka marrë me forcë makinën e uniformave blu nën presionin e armës.

Pas kësaj, u njoftuan me urgjencë forcat e policisë së Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë neutralizuar menjëherë Kaboçin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *