• |
ide | kryesore

Mediat izraelite: Kosova hap të hënën ambasadën në Jerusalem

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova pritet që shumë shpejt të bëhet vendi i radhës që hap një ambasadë në Jerusalem.

Madje “Israel Hayom“ka mësuar se diplomatët e vjetër nga të dy vendet do të marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të hapjes së ambasadës që do të mbahet të hënën në Jerusalemin qendror.

Kjo media vë në pah faktin se të enjten, ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi, si dhe kryeministri çek, Andrej Babis, ishin të pranishëm, ndërsa Republika Çeke “pagëzoi” një degë të re të ambasadës së saj në këtë qytet.

Gjithashtu, të enjten, thekson më tej media izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një samit me Babis dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

“Netanyahu vlerësoi të dy vendet për veprimin e hapjes së zyrave zyrtare në Jeruzalem dhe tha se Izraeli i vlerëson ‘ata që na ndihmojnë në skenën ndërkombëtare, siç bëjnë miqtë e vërtetë’”.

 



2 Comments

  1. Shume mire ben Kosova, kshu i tegohet vendi armikut 5 shekullor, turkut! Kshu i tregohet vendi Erdoganit dhe kurvickes se tij Rama. Kshu i tregohet mikut tone Izraelit se asgje, as feja se ndal vllazerine Shqiptaro-hebreje. Duhet ta cojme edhe ne te marten ambasaden shqiptare ne jeruzalem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *