• |
ide | kryesore

Në Shqipëri, vaksina AstraZeneca e pezulluar në 7 vende të BE. Autoritetet: Eshtë e sigurtë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shqipëria po merr 38 400 vaksina Astra Zeneca ndërkohë që shumë vende europiane po kërkojnë bllokimin e përkohshëm të saj pas frikës së shtuar, për shkaktimin e vdekjeve, si pasoje e problemeve me mpiksjen e gjakut.

Ndërkohë që shtatë vende të BE, Lituania, Estonia, Letonia dhe Luksemburgu, të cilave iu shtua së fundi edhe Austria, Danimarka dhe Norvegjia e kanë bllokuar procesin e vaksinimit me Astra Zeneca, kryeministri u mburr dy ditë më parë se ajo do të mbërrinte sot në Shqipëri.

“Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruajti Rama në Facebook.

Austria vendosi ta pezullojë marrjen e AstraZeneca pas vdekjes së një infermiereje që mori dozën e parë të vaksinës. Gruaja 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të koagulimit, ndërsa një tjetër grua 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është duke u shëruar. “Aktualisht nuk ka ndonjë provë që kjo pati lidhje me vaksinimin”, tha Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor, BASG, ndonëse ajo urdhëroi ndërprerjen e vaksinimit.

Të njëjtin vendim mori dhe Danimarka dhe Norvegjia pas shfaqjes së 22 rasteve te trombozave në tre milionë vaksinime të bëra me këtë dërgesë vaksinash deri në 9 mars.

Por ndonëse këto raste kanë alarmuar një pjesë të Europës, duket se Shqipëria do t’i përmbahet parimit se, dëmet nga vaksinimi janë gjithsesi më të vogla se përfitimet prej tij. Dëshpërimisht e etur për vaksina në prag të fushatës elektorale qeveria ka marrë vendimin te ecë përpara me dozat e reja. Një burim pranë qeverisë, siguroi për lapsi.al se dozat e vaksinës që mbërrijnë në Shqipëri, nuk kanë lidhje me serinë që dyshohet se ka patur probleme. Dozat për vendin tonë janë prodhur në Korenë e Veriut dhe janë një seri e sigurtë, shtoi burimi. 

“Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që ka shkuar në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër serie është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha të enjten në opinion ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

Autoritetet shqiptare nuk mendojnë as se AstraZeneca mund të shkaktojë probleme tek moshat mbi 65 vjeç. Produkti i universitetit të Oksfordit shihet me shumë dyshime në Gjermani dhe në Francë, sidomos pas një deklarate të presidentit Macron se ajo është “pothuajse jo efikase për mbi 65 vjeçarët”. Gjermania refuzon ta përdorë në politikat e saj të vaksinimit për këtë moshë, ndërsa Bullgaria e ka zbritur atë në 55 vjeç.

Por gjithsesi të dhënat janë kontradiktore. Një studim i kryer në Skoci ku janë vaksinuar me Astra Zeneca mbi 5 milionë banorë, tregon se ajo është efikase kundër rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital edhe për moshat e mëdha. Në javën e dytë pas marrjes së dozës së parë studimi tregon se shtrimet në spital zbresin me 47% dhe ato shkojnë në 60 % javën e tretë.

Ndoshta e kalamendur mes dy versioneve Shaqipëria ka vendosur te bëjë një zgjidhje të ndërmjetme. Edhe t’i shfrytëzojë dozat, edhe t’i përdorë ato në mosha më të reja. Prandaj me Astra Zeneca është vendosur të eksperimentohet me mësuesit.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e ka mbrojtur këtë ide: “Vaksina do të përdoret në të gjitha grup moshat siç përdoret Pfizer. Vendimi është kthyer edhe nga ato vende që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në studimin fillestar. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar, që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grup moshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurt edhe mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja që Komitetet teknike i kanë tërhequr vendimet e marra”, deklaroi Bino.

Dy probleme që janë shfaqur me këtë tip vaksine përpara se të shtrohej çështja e humbjes së jetës, ishin ato se ajo nuk ka demonstruar asnjë efikasitet ndaj variantit afrikano jugor të virusit dhe efektet ansore të ngjashme me një grip të fortë që kanë shfaqur shumë persona që e kanë marrë atë.

Por ndonëse kjo vaksinë ka konfirmuar edhe disa avantazhe si mbrojtja ndaj mutacionit anglez, e provuar nga testimi në jetë reale që u krye ne Skoci, apo kushtet komode të ruajtjes, mjafton një frigorifer i thjeshtë farmaceutik, skandali i ndodhur në Austri dhe problemet në vendet skandinave e kanë shtuar frikën rreth saj.

Por pavarësisht kësaj, vendimi i qeverisë shqiptare nuk ka ndryshuar. 38400 dozat e para do testohen tek mësuesit.
©Lapsi.al



42 Comments

  1. 7 vende plus Italien 8 vende
    Ta besoin populli fute linden ta haje e para astra zenikun se vet bere pfajzer . Mos e beni o njerz se çfar shohim e degjoim kejo eshte e rrezikshme

      1. Aktualisht kush vende te EU po vaksinojne popullsine me kete vaksine a mund te na e thuash ti kari pa zile.
        Te pakten mos hani mut kot, edhe vete prodhusi i kesaj vaksine thote qe ka efikasitet 85% dhe nuk keshillohet per moshat +65 Vjec.
        Ju gam gam gam…

        1. Te gjithe o bole, Sot shefi i shperndarjes se vaksinave ne itali eklaroi se do bente Astrazeneca, po keshtu gjermania, franca pa limit sikurse e kane bere kanadaja dhe anglia…

      2. O kar pa zile, lejohet ne ato vende qe nuk kane gjendje te kesaj vaksine. Gjermania p.sh. i ka depot plot me kete vaksine, por nuk ka vaksinuar asnje person me kete vaksine. Pastaj ka edhe nje detaj interesant, vaksinat qe di merren vine nga Greqia, por jane prodhuar ne Korene e Veriut(!?) Ne permbyllje, ajo qe thuhet per serine e vaksinave, ka nje mosrakordim llogjik dhe qe mund te pranojne vetem delet qe hane bar, eshte prodhuar nje seri gabim dhe qe po shkakton probleme, por seria tjeter e ka formulen te rregullt dhe megjithate, mbajne te njejtin emer si vaksina… Vetem mendja e semure e Edi Rames mund te prodhoje fantazi te tilla dhe karat pa zile si puna yte i paemer i ores 11:00, mund ta pranojne nje budallallek te tille.

    1. Artikulli eshte fakenews! Mos perhapni panik kot!

      Nuk eshte pezulluar vaksina AstaZeneca ne Europe, ne asnje vend. Eshte pezulluar, perkohesisht, nje lot (sasi) prodhimi e caktuar e saj, nje numer kutish me pak fjale.

      Ka patur disa raste te izoluara tromboze tek pak persona qe ishin vaksinuar nderkaq me vaksinen AstraZeneca POR nuk ka asnje prove qe tromboza te jete shkaktuar nga vaksina.

      Jane me miliona qytetaret e Europes qe jane vaksinuar e po vijojne te vaksinohen me kete vaksine, ndaj eshte statistikisht shume e mundshme qe mes tyre te kete persona qe do te semuren e do te vdesin, por pa asnje lidhje me vaksinen (do te semureshin e do te vdisnin sidoqofte, per shkaqe te tjera).

      Ne Itali p.sh. vete prokurori i ceshtjes se vdekjes se njeres prej dy viktimave te dyshuara ne Sicili, pas ngjarjes eshte vaksinuar me te njejten vaksine, duke deklaruar publikisht se nuk ka arsye per panik.

      Keshtu qe mos perhapni lajme mashtruese.

        1. po ne irlande ashte e nalueme perdorimi, si gjithmone shqiptaret laberator studimi, veq partia te jete mire se njerezit shkojn e vijne.

  2. Askush nuk kujtohet të thojë statuset e opozitës kundrejt Ramës me një fjalor të tmerrshëm.

    Rama i bie dajres dhe këta fillojnë e kërcejnë me dajren e Ramës. Të mos harrojmë që numri 5 është kryebullisti i Shqipërisë. Edhe sot që mezi sheh ipadin e kompjuterin, nuk lë rast pa sulmuar politikanë.

    Të mos harrojmë që është Sali Berisha që ka terrorizuar gratë e nderuara të PS dhe të themi po terrorizohet kjo opozitë nga bullizmi i Edi Ramës, se mos harrojmë që përvec tij asnjë tjetër nuk bën bullizëm nga krahu i majtë.Kete shkrim e ka bere Fred Cako

    1. Si psh fotot qe publikoi Merua, me kar jashte….
      Oooops harrova – Merua eshte “i tanëve” nashi

      1. Nashi na thuaj se si u mastrubove kur e pe me kar jashte…..
        Oooops harrova – Po jot ome, motra , gruja si ndihen nashi

    2. Mos e shaj Berishen or tej se Berisha eshte idhulli i Rames. Rama behet xheliz ndaj tij se megjithese ia kalon me diksion, inteligjencen e Berishes e sheh me dylbi. Do te ta prese buken Rama.

  3. E ka pezulluar dhe italia, sepse vdiwen 3 police, njeri 2 dite oas vaksines dhe te tjeret disa dite pas vaksines, te 3 me mpiksje gjaku

  4. Se mos i behet vone ketij po vdiqen njerezit, pasaj edhe po vdiqen keta nuk e publikojne.

    Ato seri vaksinash qe kane dale me probleme dhe jane pezulluar ky po i sjell ketu per ta

    perdorur popullin shqiptare si kavie. Kujdes o njerez se ky c’far s’ben.

  5. o LAPSI po si mund te vesh kete titull, ju cdo gje po beni pervec se te jeni nje portal informues.
    Pse trembi njerezit me keto lajme, cfare perfitoni, duket qe jeni te deshperuar.
    Dmth Anglia qe e ka perdorur nga dhjetori eshte nje vend vk.
    Turp per ju qe nxisni panik te njerezit

      1. Te ndalosh ne menyre prekaucionale sepse nje seri vaksine hamendesohet se ka sjelle nje komplikacion, eshte nje praktike e njohur ne boten e ilaceve, sidomos tani qe kujdesi eshte maksimal.
        Te keqperdoresh kete praktike eshte dicka tjeter kari dhe une po akuzoj pikerish keta te lapsit per kete gje.
        Vaksina e AZ eshte perdorur ne mbi 5 mil njerez, ka mbi 3 muaj qe perdoret masivisht ne Angli. Te duken anglezet me pak me vlere.

    1. O Bossi, po nuk trembet kush nga aati vaksina. 38.400 vaksina jane per 19.200 njerez, nuk i ka Rama aq njerez te gatshem per t’u sakrifikuar per partine? Ogi do jete e para qe do e beje, po e hengri ka te tjera.

  6. Nuk munguan edhe denoncimet se vendet e para ishin “prenotuar” pas negociatave të drejtpërdrejta financiare me njerëz të afërt familjar të Bashës.

    Në një situatë ku vendet e para i zuri me klientë të familjarëve të tij, Basha vendosi të mashtrojë sa më shumë individë nga strukturat e partisë duke u ofruar pozicione imagjinare në listë tek normave ligjore. Në disa qarqe, demokratët kanë përfshirë në listë shumë më tepër emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor vetëm për të marrë me të mirë të pakënaqurit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ti kthejë për reflektim selisë blu listat duke e ftuar që të qëndrojë brenda kritereve ligjore e të reduktojë emrat. Kaq ka mjaftuar që Basha të dalë sërish zbuluar pasi ata që kënaqi me vende imagjinare duhet që ti largojë nga lista fare. Përballë “kryengritjes” së rradhës brenda strukturave të partisë, duket se Basha ka zgjedhur ti bëjë presion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,o shpellkare byrektoriste mos han kaq shume byrek se e nxorret partine salihut dificit,tani e mbrapa do hani mutin e salihut se eshte vaksinuar krimineli salih

  7. Poezia që i recitoi Luana Rama, Grida Dumës

    Ti s’më do, nuk të vjen keq për mua,

    A mos s’jam un’ shum’ i bukur vallë?

    Duart veç mbi krahë m’i ke leshuar.

    Dhe s’shikon po shkrin si shkumb’ e valë.

    Bukuroshe ndjenjash përveluar,

    S’jam brutal as delikat me ty.

    A s’më thua, sa ke ledhatuar?

    Sa buzë dhe sa duar mban mend ti?

    Un’ e di: ato si hije shkuan,

    Pa e prekur zjarrin tënd në gji,

    Shumëve mbi gjunj’ u ke qendruar,

    Kurse ja, tek mua rri tani.

    Le te jenë syt’ e tu përgjumë,

    Edhe ti mendon për tjetër kënd,

    Se dhe vet’ un ty s’të dua shumë,

    Kur kujtoj ato që s’i kam më.

    Ky pasion nuk është fati ynë,

    Mendjelehtë është lidhja e rrëmbyer.

    Siç të pash pa prishur qetësinë,

    Do buzeqesh un’ rrugën duke kthyer.

    Por dhe ti do marrësh rrugën tënde,

    Duke ndjekur ditët plot mërzi.

    Veç t’paputhurve mos u merr mendjen,

    Mos u bëj t’padjegurve magji.

    Dhe kur nëpër rrugë ndonjë ditë,

    Do t’i shfaqësh dashuri një tjetri,

    Ndoshta do dal un’ të shëtis,

    Dhe sërish do piqen miqt’ e vjetër.

    Për atë veç do rrahi zemra,

    Do të ulësh sytë poshtë si shtizë

    Dhe qet’ do thuash: “Mirëmbrëma!”

    Do përgjigjem: “Mirëmbrema, miss”.

    Dhe asgjë me shpirtin s’do e zgjojë,

    Dhe asgjë s’do trondit atë.

    Kush ka dashur s’mund të dashurojë.

    Kush ësht’ djegur s’mund të digjet më.Poezi e thene ne emisionin Opinion,sot Luan rama ben sikur e mbron griden qe masturboet ne sallen e kuvendit

  8. Artur Zheji, Lapsi, Syri, kartieret opozitare jane Shpresa e fundit e njerezimit kunder anihilimit ne mase nga marsianet nepermjet vaksines AZ.

    PS: E vetmja faj qe ka kjo vaksine eshte se erdhi ne kohen qe Ramazani do e perdori per fushat edhe keshtu hajt ta atakojk me ca lajme fake.
    Edhe ku ka me terren me te mire se karjanet pd-ista, lsi-ista qe kjo te perhapet e te mbijetoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *