• |
ide | kryesore

Përplasja tek selia e FRD-së, flet Sali Shehu: Na kanë fikur dritat, jam me qiri si në kohën e luftës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrat e Frymës së Re Demokratike janë pa energji elektrike. Vetë Sali Shehu, kreu i kësaj partie, në një intervistë për “AbcNews”, tha se ndodhet në zyrë dhe po rri me qiri pasi u kanë prerë energjinë elektrike.

Shehu u shpreh se njoftimi nga Bashkia Tiranë i ka ardhur përmes një shkrese pa protokoll. Sipas Shehut, kjo ngjarje ka sfond politik dhe ai ka ndërmend t’i drejtohet Prokurorisë së Tiranës, pasi e konsideron një akt vandal. Shehu shtoi se ngjarjen e mori vesh nga drejtuesi i Tiranës, i cili e ka telefonuar duke i thënë se nuk e lënë të futet në zyrë.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta e ka marrë vetë në telefon dhe ka shkuar menjëherë tek zyrat, sapo ka dëgjuar për ngjarjen.

Intervista e plotë e Sali Shehut

Dua të bëj një pyetje si fillim, kur ka ardhur shkresa për herë të parë për të liruar ambientet?

Menjëherë pas kemi firmosur marrëveshjen me Aleancën për Ndryshim dhe kemi organizuar zgjedhjet në parti, në korridoret e partisë ka ardhur një shkresë pa firmë dhe vulë, mund të ketë qenë data 4, 5, ka ardhur e hedhur në korridor, jo në zyrë.

Me postë?

Jo. Nuk ka si me ardhur me postë një shkresë pa protokoll

A mendoni e ka lidhje me largimin e Topit?

Mendimi im është pasi kemi firmosur marrëveshjen. Ka sfond politik. Ishte zgjedhur kryetari i ri, pasi Topi solli dorëheqjen. Pse e keni thirrur presidentin, ishte rastësi apo i kërkuat ndihmë?

Ju falënderoj për pyetjen. Në orët e para të mëngjesit fillova takimet, nga ora 10 më vjen kryetari i Tiranës dhe më thotë nuk më lënë të hyj brenda. Punonjësit më thanë kemi urdhër. Aty shpërndava njoftimin për drejtuesit e shtetit. Kryetari i Tiranës bëri një prononcim. Unë bëra deklaratën. Kur mbarova më telefonon Presidenti; ku je? Jam para zyrave, i them, erdha më, tha.

Çfarë hapash do të ndërmerreni?

Ne kemi ndërmarrë disa hapa, njoftimi i të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit, KQZ-së, hapi i tretë njoftimi i prokurorisë së Tiranës për aktin vandal, kallëzim penal drejtuar SPAK kundër bashkisë së Tiranës. Pasdite kemi dërguar një shkresë zyrtare për ndërkombëtarët.

Do i lironi zyrat?

Jo, ne jemi në zyrat tona dhe në drejtën tonë. Jemi me qirinj si në kohën e luftës, por kjo është tregues se diktatura është në prag. Sot i jam drejtuar edhe gjykatës administrative. Shteti duhet t’i drejtohet FRD në mënyrë institucionale dhe jo banditeste. Në 2021 i fiken zyrat një partie politike.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës.

FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. Përplasjeve ju bashkuan më tej edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Turmës ju bashkua edhe djali i Ilir Metës, Besarti, i cili me maskën e LSI-së të vënë, qëndronte në hyrjen e zyrave të FRD-së.



5 Comments

  1. Epo kjo nuk ka byth ku te rri.
    Te grabit partin me te pa bes.
    Dhe kerkon llogari pse i kan prer dritat qe si ka as ne emer te tij.
    O burr kurv, ku e gjete ti partin? Kush te votoj ty si kryetar?
    Vemje
    Vemje
    Vemje
    Vemje

  2. Biseda me Yuri Kim me Monika Kryemadhin në Elbasan ka sjellë një mesazh për Ilir Metën mesazhi se çfarë do jetë nesër. Nesër ai do të jetë në dyert e drejtësisë, duke bashkuar dhe këto vepra penale që kanë ndodh sot. Ka një klan underground për dhunë, për terrorizëm politik, prandaj e rrethoi PD-ja Metën. Atëherë pse sot, dhe jo ditën e zgjedhjeve, sepse forcat amerikane bëjnë stërvitje të madhe në Shqipëri, dhe jo më kot është zgjedhur data 26. SHBA ka informacione se këta kanë përgatitur një dhunë të madhe, të paprecedent, nëse humbasin në zgjedhje. Këta u shpejtuan dhe e bënë sot. Në ditët e ardhshme presim diçka tjetër”Num Esther toke e xanun ajo eshte zyre e bashkise,behu parti parlamentare dhe mer zyre prap o maloku i serbit salih

  3. eeeeee ????
    ”’ Jo, ne jemi në zyrat tona dhe në drejtën tonë. ”’
    Kush ti beri zyret ty more legen. Ato jane te bashkise , dhe ligji e thote qarte se partite qe nuk kane asnje deputet ne parlament nuk kane te drejte te marrin ambjente , zyra , nga bashkia e tiranes.
    Ajo i perket bashkis.
    Kur ja fute dhe ja vodhe partine Bamir Topit , tu duk vetja i zgjuar.. Pa he tani te shohim se cfare partie te mbeti ne dore ? As zyra nuk do kesh .

  4. O Sali M Po pse nuk thire policine e shtetit por thire M(ut)eten ai seshte badigardi juaj
    Po e tregoni veten pergjigjen ne 25 Prill

  5. Për fat të keq ne kemi një opozitë që mendon se vetëm e keqja dhe vdekja mund ta sjellë në pushtet. Kështu edhe për vaksinimin. Sa nuk kishin ardhur thërrisnin, ku janë dhe vendosnin gishtin e akuzës ndaj qeverisë. Kur erdhën, përsëri e njëjta gjë: u ngeli gishti i ngritur dhe gjuha e ndezur!

    Po të mos i kishim njohur do të kishim menduar se nga na erdhën këto burra të mençur dhe njerëz dashur! Në fakt, ata më lehtë vrasin në mesin e bulevardit, se sa të shërojnë! Ata më qetësisht të dërgojnë drejt Gërdecit, se sa drejt mirëqenies! E duan të keqen me çdo kusht dhe kur nuk e kanë, e ribëjnë!

    Ka ardhur koha të ketë një fund e gjithë kjo maskaradë që lidhet me shëndetin njerëzor. Nuk zgjidhni gjë as me grushte, as me britma, as me kërcënime burgjesh e gjuhë rrugaçësh e as duke ndjellë tmerrin që nesër të fajësoni një qeveri, që, si e keni nisur, edhe më tej, do të jetë qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *