• |
ide | kryesore

Rama pret sërish vaksinat në Rinas/ Para zgjedhjeve vijnë 90 mijë doza nga Pfizer dhe Astra Zeneca

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në muajin prill pret që të vijnë në Shqipëri edhe 90 mijë doza të tjera vaksinash. I pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ku dhe priti 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca, Rama tha se në muajin prill, pritet të vijnë 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca. Ndërsa nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera.

“Nesër ne do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë vendin procesin e vaksinimit në shkolla, duke i kthyer këto të fundit në pika vaksinimi. Shpresojmë të vijnë shumë shpejt sasi më të mëdha. Në muajin prill presim nga Astrazeneca edhe 60 mijë doza të tjera. Po në muajin prill presim edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer. Ideja është të kemi një vaksinim intensive që të thyejmë zinxhirin e infektimit dhe të zbusim situatën për tu bërë gati për sezonin turistik” – tha Rama ndër të tjera.

Ai i ka bërë ftesë Kosovës që të sjellë mjekët e spitaleve Covid për t’i vaksinuar me dozën e parë anti-Covid.

“Nesër ne do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë në të gjithë vendin procesin e vaksinimit në shkolla. Shpresojmë të vijnë shumë shpejt sasi më të mëdha. Në muajin prill presim nga Astrazeneca edhe 60 mijë doza të tjera. Jemi gati nga dita e nesërme të organizohemi së bashku me Kosovën për tu dhënë mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, duke filluar me atë të Prishtinës, i presim në Kukës. Nuk besoj të ketë mungesë dëshira nga ta. Edhe në Kosovë duhet të thyhet kjo mungesë e tmerrshme e dozës së parë. Më pas edhe Kosova do të ketë dozat e saj,” – tha Rama.



9 Comments

  1. Kur te le mendja. serial i kidostudios ” albanistani dhe albanistanezet neser”.zgjat 4 vjet. mundet dhe 40.

  2. Ka ndonje vend tjeter kudo ne boye qe KM te sherbeje si kryetar i doganes se aeroportit. Turp! Gjella me kripe e kripa me karar thote populli o trim

  3. Për fat të keq ne kemi një opozitë që mendon se vetëm e keqja dhe vdekja mund ta sjellë në pushtet. Kështu edhe për vaksinimin. Sa nuk kishin ardhur thërrisnin, ku janë dhe vendosnin gishtin e akuzës ndaj qeverisë. Kur erdhën, përsëri e njëjta gjë: u ngeli gishti i ngritur dhe gjuha e ndezur!

    Po të mos i kishim njohur do të kishim menduar se nga na erdhën këto burra të mençur dhe njerëz dashur! Në fakt, ata më lehtë vrasin në mesin e bulevardit, se sa të shërojnë! Ata më qetësisht të dërgojnë drejt Gërdecit, se sa drejt mirëqenies! E duan të keqen me çdo kusht dhe kur nuk e kanë, e ribëjnë!

    Ka ardhur koha të ketë një fund e gjithë kjo maskaradë që lidhet me shëndetin njerëzor. Nuk zgjidhni gjë as me grushte, as me britma, as me kërcënime burgjesh e gjuhë rrugaçësh e as duke ndjellë tmerrin që nesër të fajësoni një qeveri, që, si e keni nisur, edhe më tej, do të jetë qeveri.Xhevairja qenka shkerdhyer mire nga byrektoristet e pd vazhdo qiu fort me cecenet e salihut tani

    1. Je i njejti mjeran qe duhet te ta kene sgkerdhyer mamane ne ndonje shpelle.
      Baba te ka perzene heret nga shtepia, apo kasollja, se kishte dyshime fort per ty e per tët’ëmë.
      Kur u martove, aji kucka ksihte dashnor perpara se te te njihte ty.
      Per te harruar te gjitha keto, fillove pune aktivist komentesh per Partine dhe Bashkine.
      Ve bast se naten masturbohesh me Ajolen

  4. Jemi ne rregull nga 5.5 miljon vaksina qe duhen per ne fukarenjte, beni llogari vete se kur mbaron vaksinimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *