• |
ide | kryesore

Selena Gomez : Më pëlqen të këndoj spanjisht

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Selena Gomez ka publikuar së fundmi albumin e saj ‘Revelacion’.

Në një intervistë Selena është shprehur e entuziasmuar për albumin dhe ka treguar se këndon më mirë në gjuhën spanjolle.”Mendoj se në të vërtetë këndoj më mirë në spanjisht.Kjo ishte dicka që unë zbulova. Ishte shumë punë, dhe shiko, nuk kam shqiptuar asnjë fjalë gabim.” Gjithashtu këngëtarja postoi një video në rrjetin e saj social ku falenderonte fansat  për mbështetjen.”Shpresoj që ju pëlqen albumi dhe të argëtoheni shumë me të, sepse kam dashur ta bëj këtë për kaq shumë kohë. Dhe unë jam shumë mirënjohëse,” tha ajo me një buzëqeshje. “Kështu që unë shpresoj se ju pëlqen, dhe më tregoni se cfarë mendoni, por unë jam shumë e lumtur”, u shpreh Gomez.Albumi i ri përmban shtatë këngë, dhe bashkëpunime me Rauw Alejandro, Myke Towers dhe DJ Snake.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *