• |
ide | kryesore

U kap me biznesin e hapur gjatë orës policore, 46-vjeçari dhunon efektivin e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet një 46-vjeçar pas dhunës që ushtroi ndaj një efektivi policie duke i dëmtuar edhe mjetin. Lokali i tij qëndronte i hapur jashtë orarit të vendosur, sipas masave aktuale anti-COVID.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë thanë se vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim me dy mbiemra, K.(B). L., 46 vjeç, banues në Mal i Bardhë, Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

“Ky shtetas, më datë 31.01.2021, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij në fshatin Hasan, Fushë Krujë, pas orarit të pacaktuar për mbyllje. Gjatë kontrollit, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës specialistin e shërbimet të rendit pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e Policisë.

Ai akuzohet tani për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *