• |
ide | kryesore

Veliaj për sherrin e Metës me policët: Rast degradimi i rëndë mendor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes në selinë e Frymës së Re Demokratike, ku policia bashkiake kërkon lirimin e godinës nga kjo parti.

I pyetur nga News24 për ngjarjen, Veliaj u shprehe se prona do të merret, ndërsa kjo forcë politike mund të ankimojë vendimin.

Sa i takon ndërhyrjes së Presidentit, Ilir Meta, Kryebashkiaku Veliaj tha se “Kemi të bëjmë me një rast degradimi të rëndë të Presidentit. Meta të shkojë t’i zgjidhë çështjet në gjykatë”

“I kemi çuar shkresa dhe partive të tjera që nuk përfitojnë zyra. Partitë e tjera e kanë respektuar lirimin e ambientit. Sipas ligjit, FRD nuk përfiton zyrë, duhet të lirojë ambientet. Ajo zyrë është pronësi e Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj, i cili shtoi se FRD po abuzon me një ‘të çoroditur mendërisht’, për Ilir Metën, duke e përdorur si ‘të fortin e lagjes’ për të mbrojtur selinë.

Burime nga Presidenca bënë me dije se kreu i shtetit ka shkuar ditën e sotme pranë zyrave të FRD pasi është informuar se ndaj kryetarit të saj, Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e Policisë Bashkiake.

Siç shihet edhe nga pamjet kreu i shtetit është futur në godinën e FRD-së ndërkohë që fillimisht nuk është lejuar nga efektivët e bashkisë.

“Po dhunoni partitë e opozitës” është dëgjuar të shprehet kreu i shtetit, ndërkohë që ka kërkuar nga efektivët e policisë së Bashkisë së Tiranës të dalin jashtë godinës.

Në këtë momente disa anëtarë të FRD janë përplasur me policët e bashkisë.

“Dilni përjashta mos hapni probleme! Do ju çoj në burg me duart e mia!”, ka thënë Presidenti Meta



7 Comments

    1. Besoj per qenin e terbuar Meta e ke fjalen o i mbytur ne mut se atij ja ka qendisur letrat Amerika prandaj ben si halabak lagjeje….

  1. Nuk munguan edhe denoncimet se vendet e para ishin “prenotuar” pas negociatave të drejtpërdrejta financiare me njerëz të afërt familjar të Bashës.

    Në një situatë ku vendet e para i zuri me klientë të familjarëve të tij, Basha vendosi të mashtrojë sa më shumë individë nga strukturat e partisë duke u ofruar pozicione imagjinare në listë tek normave ligjore. Në disa qarqe, demokratët kanë përfshirë në listë shumë më tepër emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor vetëm për të marrë me të mirë të pakënaqurit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ti kthejë për reflektim selisë blu listat duke e ftuar që të qëndrojë brenda kritereve ligjore e të reduktojë emrat. Kaq ka mjaftuar që Basha të dalë sërish zbuluar pasi ata që kënaqi me vende imagjinare duhet që ti largojë nga lista fare. Përballë “kryengritjes” së rradhës brenda strukturave të partisë, duket se Basha ka zgjedhur ti bëjë presion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,byrektoristi i byrektores se pd ne cdo lajm komenton fiks si shpellkare i pa ngopur

  2. O Veliaj o zagar I mafies se ndertimit dhe Ndraghetas, nuk do ti gezosh kurre 20% ke marre.

    Tu befshin ilac per ty e familjen tende.

    Nuk eshte se kam simpati per Meten por ketu veproje drejt, vetem kete gjuhe kuptojne keta

    Mos degjoni Kim e Soreca se ata duan stabilitet ne kurriz te varferise se shqipetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *