• |
ide | kryesore

“Do t’i shmangem pyetjes për titull”: Presidenti i Tiranës humb derbin me filozofi

-Instant, Sport



Një derbi i humbur nuk është një ndeshje e zakonshme e Tirana e Partizani e dinë mirë, ashtu si edhe tifozët. E megjithatë kush priste ndonjë reagim të qartë nga Refik Halili ka mbetur i zhgënjyer. Numri 1 i klubit bardheblu ka folur për mediat, pas humbjes, por duke komentuar mbi një objektiv që duket i kompromentuar rëndë: “Unë do t’i shmangem pyetjes për titullin – tha Halili me folizofi -. Unë them që kampionati është i gjatë dhe vazhdon. Nuk po diskutoj çfarë mendoj unë më gjatë se kaq. Jam i shqetësuar që ne e humbëm këtë ndeshje. Skuadra sot pak a shumë ishte e plotë. Megjithëse, Batha, Kale, Torasa kanë pasur dëmtime dhe kanë bërë një stërvitje jo të plotë. Jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët. Shpresoj që të vazhdojmë. Për titullin do të flasim mbas përfundimit të kësaj faze”.

Një pickim për teknikun Shehi, që sipas presidentit e kishte skuadrën e plotë në këtë humbje e që presidenti mundohet ta zbusë më pas: “Ne kishim bërë 3 fitore para derbit. Skuadra është e mbledhur. Në ditët në vazhdim do të jemi më mirë. Ka pasur edhe disa diskutime, shpresoj që skuadra të eci para”, përfundoi Halili.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *