• |
ide | kryesore

Eleminimi nga Champions sposton Juve-Napoli: Gjykatësi Sportiv merr vendimin edhe për Lazio-Torino

-Instant, Sport



Lazio-Torino është shtyrë zyrtarisht dhe do të duhet të luhet: kështu nuk ka rezultat në tavolinë. Gjykatësi Sportiv, Gerardo Mastrandrea, ka vendosur të mos sanksionojë Torinon për mungesën e paraqitjes në Olimpico për ndeshjen kundër Lazios të vlefshme për javën e 25-të. Ndeshja duhet të luhet dhe çështja i është dorëzuar Legas për të caktuar një datë të re. Ekipi granata nuk u paraqit për shkak të rasteve të shumta të Covid dhe karantinës së vendosur nga ASL lokale.

I ashpër komenti i bardhekaltërve përmes zëdhënësit Roberto Rao: “Do të kemi parasysh dispozitat e gjykatësit sportiv dhe do të veprojmë në të gjitha zyrat e duhura për të vërtetuar arsyet tona”.

Nuk ka asnjë 3-0 në tryezë siç kërkohet nga shoqëria bardhekaltër, ndeshja në Olimpico që nuk u luajt për shkak të mungesës së Torinos – bllokuar nga ASL për rastet e shumta me Covid – duhet të zhvillohet dhe për këtë u spostua nga Gjykatësi Sportiv, i cili i njohu formacioni të Urbano Cairos “një pengesë legjitime” në paraqitjen e tyre në Romë. Më 4 mars, gjykatësi e konsideroi të nevojshme të hetonte më tej përpara se të merrte vendimin përfundimtar që i buzëqeshi Torinos. Për datën e rikuperimit, do ti mbetet Lega Serie A për të marrë një vendim.

JUVENTUS-NAPOLI SHTYHET PËR NË 7 PRILL
Lega Serie A “me kërkesë” të Juventusit dhe Napolit ndërkohë ka urdhëruar “shtyrjen për të mërkurën 7 prill 2021, duke filluar nga ora 18.45” të ndeshjes Juventus-Napoli, rikuperimi i javës së 3-të të kampionatit që nuk është luajtur më 4 tetor 2020, dhe më pas u shty për të mërkurën e 17 marsit 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *