• |
ide | kryesore

Media e bën të shkarkuar, klubi zyrtarisht e ka në detyrë: Brdaric bën më shumë zhurmë se humbja e Vllaznisë

-Instant, F1, Sport



I shkarkuar apo jo mbetet për tu parë: mes kaosit të jashtëzakonshëm të krijuar nga lajmi i shkarkimit të Thomas Brdaric pas humbjes në shtëpi me Bylis, mbin lajmi, zyrtar për më tepër, se trajneri gjerman është në detyrë dhe nuk ka asnjë komunikim të një vendimi të tillë për të. Në këtë pikë, e gjithë tymnaja për mënyrën e shkarkimit, njeriun që do ta zëvendësojë, apo detyrimin që i ka klubi teknikut, janë të pavend. Brdaric është akoma trajneri i Vllaznisë dhe konfirmimi vjen nga brenda klubit.

“Në komunikimin e fundit që kam patur me presidentin Xhaferri – tha zëdhënësi i klubit – deri në orën 23.40 nuk ka patur asnjë vendim për të larguar trajnerin. Sigurisht, që ka patur një analizë për serinë e rezultateve pa fitore dhe një humbje si ajo në Loro Borici, por nuk e di nga kanë dalë këto variante të shkarkimit”.

Shkarkimi i pretenduar i Brdaric, që bëri gjithë xhiron e mediave, ka indinjuar tifozët shkodranë, që kanë nxituar ti japin mbështetjen gjermanit, të cilit i njohin meritën e shndërrimit të një skuadre që luftonte për mbijetesë, në një skuadër pretendente, ende në vendin e parë në pritje të ndeshjeve të sotme.

E megjithatë, dicka luhet pavarësisht se pretendohet se Brdaric nuk është shkarkuar. Asnjë reagim zyrtar nga klubi, qoftë edhe për të përgënjeshtruar situatën në rrjetet sociale, apo për të shuar zërat që kanë arritur tani deri në caktimin e trajnerit që do ti shkojë në fund kampionatit, ku sipas të gjitha zërave duhet të jetë asistenti i gjermanit, Elvis Plori. Ngjan sikur në Shkodër kërkojnë të marrin kohë për të vendosur se cfarë do të bëjnë, por ajo që është thyer nuk mund të ngjitet më…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *