• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat e Covid-19/ 698 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Nga njoftimi i ministrisë raportohet se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima nga COVID-19. Po ashtu, njoftohet se janë kryer 3463 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë.

12 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin dhe ata janë përkatësisht: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.

Këtë të shtunë janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Sa i takon vaksinimit, Ministria tregon se ditën e sotme janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *