• |
ide | kryesore

Trump nuk fitoi por Kina e adhuron, përgatitet statuja që e portretizon si Buda

-Instant, Lajme, Planet



Megjithëse Donald Trump nuk i fitoi zgjedhjet e fundit presidenciale ai ka ende shumë sukses ironikisht edhe në vendin që ai nga Shtëpia e Bardhë sulmonte më shumë, rivali kinez. Tezgat e metropoleve si Pekini dhe Shangai janë ende të tejmbushura me materiale të shumta që kujtojnë ish-presidentin amerikan, nga maskat me profilin e tij karakteristik, deri tek këmishët me emrin e tij si logo, ose kapelet.

Por një artist kinez e ka çuar adhurimin për ish-presidentin Trump ka arritur në një nivel tjetër duke krijuar një statujë gjigante në qeramikë, e cila paraqet ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë duke medituar me një veshje që përngjan me atë të Budës. Artisti Hong Shi e ka quajtur statujën pikërisht  “Trump, ose Buda i Parajsës Perëndimore”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *