• |
ide | kryesore

Video/ Belica e Bardhi veshin me të kuq derbin: ‘perla’ e Hoxhallarit nuk ndal vrapin e Partizanit drejt titullit

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani nuk njeh humbje në deri këtë sezon dhe mposht Tiranën e Orges Shehit, që vinte nga tre fitore radhazi. Kthehet tek suksesi pas tre ndeshjesh skuadra e Ilir Dajës, që imponohet 1-2 në Selman Stërmasi me golat e Belicës e Bardhit, duke zhvleftësuar golin spektakolar të Hoxhallarit.

Në një ndeshje të luftuar, me dy skuadra që kërkonin fitoren për të vazhduar ndjekjen e objektivave, të kuqtë kaluan në avantazh me Belicën, në minutën e 28. Qendërmbrojtësi befasoi në zhvillimet e një goditje këndi, duke i dhënë avantazhin të besuarve të Dajës, por duke shkaktuar në anën tjetër reagimin e bardhebluve. Në këtë këndvështrim, kënaqësia zgjati fare pak, sepse Hoxhallari shënoi një gol magjik me goditje dënimi, duke befasuar Hoxhën në shtyllën e dytë. Në minutën e 38 mbrojtësi i Tiranës lëshoi një të majtë të pakapshme për portierin që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke lënë barazimin në fuqi pas 45 minutash.

Në pjesën e dytë skuadrat duhet të bënin diferencën, duke dhënë dicka më shumë, gjë që e bën Partizani, që rimori sërisht avantazhin në derbin e kryeqytetit në minutën e 59. Në Selman Stërmasi Jurgen Bardhi shënoi golin e dytë për të kuqtë, duke finalizuar një aksion fantastic, pas një sugjerimi inteligjent të Cinarit. Nuk mund të bëjë asgjë Bekaj në këtë rast, me portierin e Tiranës që nxorri përsëri topin nga rrjeta.

42 pikë për të kuqtë që barazojnë me pikë Vllazninë dhe qendrojnë një pas Lacit kryesues, në pritje të Teutës, që duhet ende të luajë ndeshjen e saj kundër Kastriotit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *