• |
ide | kryesore

Video/ Laçi i pari me golat e Mazrekajt e Shehut: Duro përmbush rikuperimin e jashtëzakonshëm

-Instant, Sport, Video



Laci imponohet në Korcë përballë Skënderbeut, duke marrë për herë të parë në këtë sezon kreun e klasifikimit. Skuadra e Duros nuk zhgënjen pritshmëritë dhe kthehet me tre pikë, falë golave të Mazrekajt e Shehut, duke u kthyer të xhirojë me ritme të larta.

Skënderbeu vuajti presionin, doli rrallë përpara, i mbytur në presingun kundërshtar, duke u shfaqur në anët e portierit lacian vetëm në fund të pjesës së parë. Pikërisht minutat e fundit i dhanë të kuptonte Duros se për të marrë fitoren kaq nuk ishte e mjaftueshme dhe bardhezinjtë patën tjetër sjellje me rifillimin e lojës. Në minutën e 58 Mazrekaj gjeti devijimin vendimtar në barrierë, që kapitulloi portierin e Skënderbeut.

Një rezultat që peshoi mbi këmbët e korcarëve, që u duk se nuk kishin më forcën për të reaguar kundër një rivali shumë më të fortë. Në minutën e 75 Dumfur gaboi në mënyrë të pafalshme e Musta kishte komoditetin ti jepte Shehut rastin që nuk mund të humbej. 44 pikë për Duron dhe të besuarit e tij, që vazhdojnë të përmbushin një rikuperim të jashtëzakonshëm që i afron edhe më shumë me titullin kampion, ndërsa Skënderbeu mbetet i fundit, por ndoshta përballë një Laci të tillë vështirë se mund të bënte më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *