• |
ide | kryesore

Aktorja e filmit ‘Harry Potter’ rrëfen se ka përjetuar racizëm gjatë xhirimeve: Ata më thanë të mos tregoja

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Katie Leung, ka rrëfyer së fundmi se ka përjetur racizëm gjatë xhirimeve të filmit ‘Harry Poter’.

Kate ka treguar gjatë një interviste se publicistët e kanë detyruar t’i mohonte sulmet raciste që po përjetonte nga fansat e filmit.“Unë isha duke kontrrolluar  në Google në një moment dhe gjeta  një faqe interneti, e cila ishte e përkushtuar ndaj Harry Potter.Mbaj mend që lexova të gjitha komentet dhe kishte shumë racizëm.Më kujtohet që publicistët më thanë, ‘Shiko Katie, ne nuk i kemi parë këto komente. Dhe ti e di, nëse të pyesin, thjesht thuaj që nuk është e vërtetë. Thuaj që nuk po ndodh.Dhe unë vetëm pohova me kokë. Unë isha si, ‘Në rregull, në rregull’, edhe pse e kisha parë vetë me sytë e mi. Isha si, ‘Në rregull, unë thjesht do të them gjithçka është e mrekullueshme”, u shpreh aktorja.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *