• |
ide | kryesore

Basha bën thirrje kundra dhunës në Elbasan: Kryeministri të mos kërcënojë qytetarët me banditë me armë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që këtë qytet e ka vizituar sot dhe kryeministri Edi Rama. Thirrjet nga disa simpatizantë kanë bërë që të ketë përplasje mes mbështetësve të të dyja palëve.

Basha deklaroi për mediat se do të vazhdojë axhendën e tij dhe theksoi se thirrja e tij është kundër dhunës, duke e akuzuar kryeministrin për provokime dhe shoqërim me njerëz të bandave. Basha paralajmëroi Ramën të mos kërcënojë qytetarë me banditë me armë në brez.

“Sot është dita e verës, dita e qytetarëve të Elbasanit. Do toja ti uroja qytetarët nga zemra, gëzuar Ditën e Verës. Unë isha në një takim me familjet e Elbasanit dhe po diskutonim për bukurinë dhe shpresën që sjell Dita e Verës.
Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Pranvera e mposht dimrin. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës.
Unë e kisha në orën 10:00 nuk kisha asnjë dijeni që km e kishte në të njëjtin orar. Bandat që e shoqëronin kryeministrin janë treguesi. Unë jam shqoëruar dhe shoqërohem nga familjet dhe intelektualët e Elbasanit. Ky është modeli i PD. Edi Rama e tregoi dhe njëherë se ku është problemi. Qyteti do t’i kthehet qytetarëve”, deklaroi Basha.



5 Comments

  1. Rama nuk iken nga pushteti me te mire dhe ka dhene prova se nuk ben dot pa bandat. Po nuk i mbrojte votat ik mos qendro me. Bandat ti i di po nuk i deklaron publikut. Ta dije i madh dhe i vogel kush jane e cfare bejne ato
    Ne Elb dhe 2017 situata ishte e tille po sivjet eshte edhe me keq. Ka per te patur plagosje e vrasje. Bandat e partise levizin lirshem me arme ne brez dhe si ndalon njeri perkundrazi i nderojne

  2. Leri pordhet o lul.
    Po ben fushat te kundra ligjshme, duke mbledhur njerez. Qe tu tregosh njerzve se ty te mblidhen njerez si pa pritur dhe pa njoftuar, se te duan shume.
    Te gjith e dim qe mund te organizosh qindra njerez jo vetem ti po dhe parti shume me te vogla se pd.
    Po dhe gjithashtu dihet qe ps historikisht ka me shume njerez se partia jote. Kete nuk ka njeri qe ta mohoj.
    Prandaj lere aktrimin, po zbato rregullat anti covid se do maresh njerez me qaf.

  3. Te fitoni ma yahoo te fitoni 10me0 , ka ber super perparime shqiperia gjate kesaj qeverisje , pse mos te rri dhe ca … ndraghet po , shendetesi fantastike , parcela tumllas ect ect ect …. Edo me i qiri ashtu me fal me I miri je .

  4. per qet pa nerva

    ti duhet te jesh ndonje danez nga katuni mavi i Rames me duket. Ku ke pare ti fushate pa njerez apo kur i mbledh Partia Mavi ska problem po ti mbledhi opozita eshte e kunderligjshme. Njerezit ka kohe qe infektohen me virus dhe pa dale neper fushata apo po kerkoni te beni alibine e rradhes per vjedhjen e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *